|
Fokusi i takimit tė NATO-s tek Rusia
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Lajmet lidhur me mė tė rejat lidhur me ēėshtjen e arrestimit tė njė politikani tė lartė tė partisė Konservatore tė opozitės
dhe bastisjen sė zyrės sė tij ėshtė nė faqe tė parė tė disa tė pėrditshmeve britanike, pėr siē thuhet nxjerrje tė informacioneve
qeveritare.
Kjo ēėshtje ka shkaktuar kritika tė ashpra. THE DAILY TELEGRAPH thotė se ministra e kabinetit qeveritar dhe Kryetari i parlamentit britanik u akuzuan tė hėnėn se ishin duke u pėrpjekur pėr tė bashkėpunuar lidhur me njė qėndrim pėrsa i takon kėsaj ēėshtjeje. Kryetari i parlamentit pritet qė kėtė javė tė japė sqarime pėrse u lejua policia tė bastiste zyrėn e politikanit, Damien Green. THE DAILY TELEGRAPH shkruan se nga disa informacione tė marra nga e-maile tė zbuluara, ministrja Harriet Harman planifikonte njė takim tė fshehtė me pėrfaqėsuesin e parlamentit britanik pėr tė disktuar pėrgjigjen qė do tė jepej pėrsa i takon ēėshtjes sė mėsipėrme. Zonja Harman qė ėshtė nėnkryetare e partisė Laburiste akuzohet se ėshtė pėrpjekur tė influencojė Kryetarin e parlamentit qė ėshtė vėnė nėn presion pėr tė dhėnė dorėheqjen. Gazeta thotė se takimi "i fshehtė" ngre pyetje pėrsa i takon edhe paanshmėrisė politike tė parlamentit. Konservatorėt thonė se takimi nuk ėshtė me vend dhe se parlamenti duhet tė veprojė nė mėnyrė tė pavarur nga qeveria pėr kėtė skandali. Nė faqen e komenteve e pėrditshmja THE FINANCIAL TIMES,ka njė shkrim me titull "policia dhe qeveria janė jashtė kontrollit". Autori i shkrimit vėren se vepra, pėr tė cilėn u arrestua politikani i opozitės Damien Green, kishte tė bėnte me informacione qeveritare qė e vinin nė pozitė tė vėshtirė ministren e Brendshme, Jacqui Smith. Ai thotė se nėse do tė kishte dalė nė gjyq, zoti Green nuk do tė ishte dėnuar nga juria, pėr njė praktikė qė ėshtė bėrė "e zakonshme" nė politikė. Nė kėtė koment THE FINANCIAL TIMES kujton se kur ishte nė opozitė, kryeministri aktual Gordon Brown "krenohej me shfrytėzimin mjeshtėror tė materialeve tė tilla". Nė faqet ndėrkombėtare e pėrditshmja britanike, THE DAILY TELEGRAPH , shkruan se NATO pritet tė vonojė ambiciet e Gjeorgjisė pėr t'u bėrė pjesė e Aleancės Veriatlantike, gjė qė sipas tė pėrditshmes pėrbėn edhe njė fitore diplomatike pėr Rusinė. Kur duket se edhe SHBA-ja do tė mund tė heqė dorė nga thirrja qė Gjeorgjisė t'i jepet anėtarėsimi nė Plan-veprimin pėr anėtarėsim nė NATO, Kremlini pritet ta shohė samitin dyditore qė zhvillohet nė Bruksel si njė veprim tė pėrkrahjes sė aksioneve ushtarake nė Kaukaz nė muajin gusht. Edhe e pėrditshmja THE TIMES vėren se si marrėdhėniet mė tė ngrohta me Moskėn i ftohin shpresat e NATO-s. Ukraina ėshtė duke u pėrpjekur pėr tė zbutur marrėdhėniet me Rusinė, nė njė kohė qė NATO humb interesin pėr tė ofruar njė anėtarėsim tė shpejtė tė kėtij vendi nė Aleancė. Rivlerėsimi vjen nė kohėn kur po zhvillohet njė debat lidhur me qėndrimin pėr tė patur marrėdhėnie antagoniste me Kremlinin, nė mėnyrė tė veēantė pas pėrplasjes sė Rusisė dhe Gjeorgjisė kėtė verė. Sekretarja amerikane e Shtetit qė merr pjesė nė samitin dyditor tė Brukselit, mbėshteti angazhimet e e Uashingtonit pėr anėtarėsim tė plotė tė Ukrainės dhe Gjeorgjisė, por shtoi se kishte "dallime taktike", lidhur me kohėn se kur duhet tė bėhej kjo. Disa tė pėrdithshme komentojnė pėrbėrjen e adminstratės sė ardhshme amerikane tė presidentit tė zgjedhur Barack Obama. THE FINANCIAL TIMES shkruan se adminstrata e re po anon nė anėn "e falkojve", pra duke nėn kuptuar se po anon nė krahun mė agresiv tė partisė Demokratike. Duke pėrshkruar ekipin e tij qė pėrfshin ish zonjėn e parė Hillary Clinton, sekretarin aktual tė Mbrojtjes Robert Gates, zoti Obama tha se ekipi i tij pėrfaqėsonte shembullin mė tė mirė tė eksperiencės amerikane, duke shtuar se tė gjithė ata ndanin tė njėjtėn filozofi. Presidenti i ardhshėm tha se fushata e tij kishte qėnė e mbėshtetur nė pretendimin pėr eksperiencė, ndaj edhe ishte e nevojshme qė tė jepej provė qė e mbėshteste kėtė. THE GUARDIAN shkruan se pėrplasjet Obama-Clinton u bėnė njė ēėshtjeje e sė shkuarės, megjithėse kjo e shkuar nuk ishte shumė e largėt, por vetėm pranverėn e kaluar. Emėrimi i zonjės Clinton, pėr tė cilėn u pėrfol 3 javė mė parė ėshtė pėrshėndetur masivisht, ėshtė cilėsuar gjeniale, por edhe e kėshilluar keq. Por kur dy ish kundėrshtarėt dolėn bashkė nė konferencėn pėr shtyp, "pasojat e jashtėzakonshme" filluan tė zbehen. Njė mbėshtetėse dhe kundėrshtar i luftės nė Irak duhet tė punojnė sėbashku pėr t'i dhėnė fund luftės, shkruan e pėrditshmja. Zonja Clinton dhe dy pjesėtarėt e tjerė tė krahut mė agresiv, gjenerali nė pension, James Jones dhe sekretari i Mbrojtjes Robert Gates e kanė mbėshtetur ndryshimin radikal tė timonit tė administratės, vėren THE GUARDIAN. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||