http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martė, 18 nėntor 2008 - 13:16 CET

Shtypi britanik i sė martės

Financial Times dhe Guardian botojnė nė faqe tė parė fotografi tė anijes cisternė tė naftės qė u rrėmbye tė dielėn nga piratėt, tė cilėt mendohen se janė somalezė.

Anija, pronė saudite, njoftohet se transportonte 2 milionė fuēi nafte, qė vlejnė 100 milionė dollarė.

Fati i ekuipazhit tė saj, qė pėrbėhet nga 25 vetė tė kombėsive tė ndryshme, shkruan FT, tani ėshtė nė duart e piratėve, tė cilėt mund tė kėrkojnė njė shumė tė madhe nė kėmbim tė lirimit tė tyre dhe kthimit tė anijes.

Ndėrkohė, Guardian nė faqe tė parė shkruan se Hillary Clinton planifikon ta pranojė ofertėn pėr tė shėrbyer si Sekretare Shteti nė administratėn e presidentit tė zgjedhur amerikan, Barack Obama.

Gazeta shkruan se znj. Clinton ėshtė njė kandidaturė e pėrshtatshme pėr t'u bėrė zėri kryesor i vendit nė politikėn e jashtme.

Por gazeta shkruan se znj. Clinton i ėshtė dashur ta peshojė mirė vendimin: nėse do tė ishte mė mirė pėr tė tė vazhdonte tė shėrbente nė senat, qė ofron njė karierė tė sigurt politike, apo tė pranonte postin e pėrkohshėm tė Sekretares sė Shtetit.

Gazeta njofton se oferta pėr znj. Clinton ėshtė pjesė e planit tė Z. Obama pėr tė bashkėpunuar me ish-rivalėt e tij pėr tė ndėrtuar njė administratė gjithėpėrfshirėse.

Pjesė e kėsaj strategjie ishte dhe takimi qė ai bėri tė hėnėn me ish-rivalin e tij tė mundur, John Mccain, pėr tė diskutuar mėnyrat e bashkėpunimit nė tė ardhmen, pėr tė anuluar, si shkruan gazeta, disa nga politikat mė kontraversiale tė presidentit George Bush.

"Obama dhe mcCain bashkohen pėr tė ndrequr vendin," shkruan nė kėtė temė gazeta Financial Times nė njė artikull ku njofton pėr takimin dhe qėllimin e tij.

Nė tė pėrmenden mes tė tjerash dhe kolegėt republikanė tė z. McCain tė cilėve me gjasė, z. Obama do t'u ofrojė poste nė kabinetin e tij: mes tyre janė sekretari aktual amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates dhe senatori Chuck Hagel.

Kriza financiare

Ndėrkohė, po kjo gazetė, nė faqen e parė shkruan se kriza financiare, po e detyron grupin bankar Citigroup, tė shkurtojė 52 mijė vende tė tjera pune ose 1 vend pune nė shtatė, sipas gazetės. Mė herėt, grupi i fuqishėm bankar amerikan kishte shkrurtuar dhe 23 mijė vende tė tjera pune.

Ky lajm botohet dhe nė Times, qė sjell dhe komentet e punonjėsve tė bankės nė qendrėn Financiare tė Londrės, qė sipas gazetės, e prisnin njė lajm tė tillė.

Nė faqe tė parė Times ndėrkohė i kushton vėmendje hapave qė po ndėrmerr qeveria britanike pėr tė pėrballuar krizėn financiare.

"Ulje takasah tani, ngritje taksash mė vonė", ky ėshtė titulli i kryeartikullit tė gazetės qė i referohet pėrplasjeve nė skenėn politike kėtu pas njoftimeve se javėn e ardhshme qeveria e kryeministrit Brown mund tė njoftojė ulje takash dhe shtim tė shpenzimeve qeveritare, nė njė hap pėr tė stimuluar ekonominė e vendit.

Opozita konservatore ndėrkohė kėrkon qė qeveria ta pranojė se njė hap i tillė tani, do tė thotė se nė tė ardhmen do tė ketė rritje tė mėtejshme taksash.

"Ulja e taksave duhet tė jetė e pėrhershme, jo vetėm pėr Krishtlindje," citon gazeta njė figurė tė lartė nga konservatorėt nė opozitė t'i ketė thėnė kryeministrit.

Arrestimi i ETA-s

Nė faqet e saj me lajmet ndėrkombėtare, ndėrkohė, kjo gazetė ia kushton vendin kryesor arrestimit tė hėnėn nė Francė tė udhėheqėsit tė grupit separatist bask, ETA.

Arrestimi i personit tė dyshuar si terroristi mė i kėrkuar nė Spanjė, shkruan Times, i ka dhėnė njė goditje tė madhe grupit separatist.

Arrestimi i tij, vė re gazeta, bėhet vetėm gjashtė muaj pas arrestimit tė personit se mendohet se ishte kreu i organizatės po nė Francė.

Gazeta shkruan se udhėheqėsi i arrestuar, i njohur si Txeroki, ėshtė njė ekstremist, i cili 'ėshtė bėrė simbol i njė brezi tė ri radikalėsh separatistė qė mendohet se favorizojnė dhunėn ekstreme para njė strategjie tė qartė politike pėr grupin'.