|
Sulmet nė Bombei: 11 shtatori pėr Indinė
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Mes faqeve qė mbulojnė ngjarjet nė Bombei, gazeta The Guardian pėrmbledh atė ē'ka ndodhi atje me titullin: "11 Shtatori i Indisė"
Tė hartuara dhe tė kryera me gjakftohtėsi po aq sa sulmet nė Madrid dhe Londėr, ato ishin -- beson gazeta -- ndryshe nga sulmet e mėparėshme ndaj civilėve nė Indi. Planifikim i njė lloji ushtarak ēoi nė organizimin e njė sulmi qė kishte si qėllim tė godiste qytetin mė tė pasur tė Indisė. Mė tej kjo gazetė shkruan: "Masakėr nė Bombei" Ushtarėt indianė goditėn dje qendrat e fshehta tė militantėve islamikė nė Bombei, pas njė dite tė pėrgjakshme ku gjetėn vdekjen 120 vetė, u plagosėn me qindra tė tjerė, ndėrsa ministri i jashtėm fajėsoi forcat e jashtme. Gazeta The Times shpreh friken se India po sheh drejt humnerės -- dhuna ekstremiste ka tundur bazat e njė shoqėrie shekullare. Gazeta shkruan se pėr javė tė tėra shėrbimet sekrete perėndimore kishin paralajmėruar se al-Qaeda po planifikonte atė diēka "spektakolare" pėrpara se Barack Obama tė merrte postin. Qėllimi ishte qė tė demonstronin njė brutalitet qė do tė shokonte tė gjithė. Terrori e fut Indinė nė njė gjendje amullie - shkruan gazeta The Times. India dje akuzoi Pakistanin pėr sulmet ndėrsa komandot luftonin ndaj atyre qė dyshoheshin si terroristė islamikė nė korridoret e dy hoteleve mė tė mira nė Bombei. Gazeta Idependent ka shkrimin me titull "Fjalėt e fundit", ku tregon per fjalet e fundit te milionerit britanik, Andreas Liveras, ndėrsa ai pėrshkroi sesi u bllokua nė hotelin Taj Mahal nė Bombei nga persona tė armatosur. Pak pasi dha intervistėn me telefon celular, atė e vranė. Gazeta Financial Times ka shkrimin me titull India fajėson Pakistanin. Shtypi britanik mes tė tjerash pėrqėndrohet edhe tek lajmi se parlamenti i Bagdadit pėrcakton afatin e tėrheqjes sė trupave
amerikane nga Iraku. Pas negociatash tė tėra, parlamenti i Bagdadit pėrcakton afatin pėr tėrheqjen e trupav amerikane. Me njė shumicė votash ky parlament votoi pėr t'i dhėnė fund kontrollit ushatrak amerikan tė vendit -- kthesė kyē kjo nė konfliktin e Irakut. Sipas kėsaj marrėveshjeje tė sigurisė, forcat amerikane duhet tė largohen nga qytetet dhe fshatrat e Irakut deri nė 30 qershor tė vitit qė vjen. Ndėrsa trupat amerikane duhet tė tėrhiqen nga territori Irakian deri nė 31 dhjetor tė 2011. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||