|
Komentohet ndėrhyrja nė banka
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Gazetat britanike komentojnė shpalljen e planit tė qeverisė britanike pėr tė ndėrhyrė nė sektorin bankar.
Ato shkruajnė edhe pėr ndikimin qė hapat e koordinuara tė disa qeverive perėndimore po japin nė bursa. THE GUARDIAN hapet me titullin " Dita kur tregjet morėn frymė sėrish". Ajo komenton rritjen e vlerės sė aksioneve nė bursat e Londrės, Frankfurtit dhe Nju Jorkut. Duke u ndalur nė krizėn qė ka pėrfshirė sektorin bankar, gazeta shkruan se drejtuesit e bankave britanike, tė cilėt kanė marrė shpėrblime tė majme deri tani, janė viktimat e para tė planit tė qeverisė pėr tė ndėrhyrė me atė qė praktikisht ėshtė shtetėzim i kėtyre bankave. Nė njė shkrim tjetėr kjo gazetė ndalet edhe nė planin e Bashkimit Evropian pėr njė paketė dy trilionė eurosh. "Ky bixhoz financiar, qė ėshtė mė i madhi qė nga hedhja nė qarkullim e euros, ėshtė skema mė e guximshme financiare qė ėshtė parė deri tani", shkruan kjo gazetė. THE TIMES hapet me titullin " Tregjet shėnojnė rritje ndėrsa bota hidhet nė veprim pėr tė shpėtuar bankat". Nė faqen e saj tė parė, nėn titullin "Katėr tė rėnėt", kjo gazetė boton fotografitė e drejtuesve tė bankave kryesore britanike qė njoftuan dorėheqjen e tyre pasi kryeministri Gordon Brown dha hollėsi se si do tė pėrdoreshin 37 miliardė paund tė taksapaguesve pėr tė shtetėzuar tre nga bankat mė tė mėdha tė vendit, Royal Bank of Scotland, HBOS dhe Lloyds TSB. Gazeta shkruan se Departamenti i Thesarit nė Britani tani kontrollon 45% tė tregut tė kredive pėr shtėpi. Nė njė nga komentet e saj kjo gazetė shtron pyetjen nėse kapitalizmi ka dėshtuar. Gazeta arrin nė pėrfundimin e kapitalizmit vetėm sa po i merren kėmbėt, por ai mund tė dalė edhe mė i fortė nėse politikat e matura ekonomike shndėrrohen nga njė slogan politik nė mbikqyrėse tė sektorit privat. Nė njė shkrim tjetėr tė saj kjo gazetė e komenton shpalljen e planit tė qeverisė britanike si njė bombė pėr bankat. THE INDEPENDENT hapet me titullin "Bankieri qė nuk kėrkoi falje", duke u ndalur nė njėrin prej drejtuesve tė bankave qė u larguan nga posti. Sipas kėsaj gazete, Drejtori Ekzekutiv i Bankės Royal Bank of Scotland, Sir Fred Goodwin, vitin e kaluar pati tė ardhura qė kapėn shifrėn 4.1 milionė paund dhe do tė ketė njė pension 580 mijė paund nė vit. THE FINANCIAL TIMES komenton vendimin e Autoritetit tė Shėrbimit Financiar nė Britani qė bankat mė tė mėdha dhe institucionet financiare tė hedhin hapa tė menjėhershėm pėr tė garantuar qė shpėrblimet qė marrin bankierėt tė jenė tė lidhura me fitimet dhe rreziqet afatgjata. Nė njė shkrim tjetėr kjo gazetė shkruan se realizmi qė po vihet re nė reagimin botėror ndaj kėsaj krize, tregon se drita qė duket nė fund tė tunelit, nuk ėshtė njė iluzion. "Brown-i merr nė pronėsi bankat" - ėshtė titulli i gazetės THE DAILY TELEGRAPH. Gazeta shkruan se me kėtė ndėrhyrje kryeministri Gordon Brown kėrkon tė krijojė imazhin e njė Ēurēilli tė ditėve tona. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||