BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 09 tetor 2008 - 09:37 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Shtypi pėrqėndrohet tek ekonomia
 
Tregjet financiare
FMN thotė se ekonomia britanike do tė pėsojė reēension tė rėndė
Kriza ekonomike dominon faqet e shtypit britanik, ku thekset vihen tek vendimi i qeverisė britanike pėr tė ndihmuar tregjet financiare vendase qė tė fillojmė tė dalin nga kriza e kreditit.

Financial Times shkruan pėr njė paralajmėrim tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar se ekonomia britanike po shkon drejt reēensionit tė plotė.

FMN-ja thotė se Britania e Madhe mund tė jetė njė prej vendeve tė prekura mė rėndė nė mesin e ekonomive mė tė mėdha.

Papunėsia mund tė rritet nė 6 pėr qind vitin e ardhshėm nga 5.4 pėr qind qė ishte kėtė vit.

FMN-ja tha se ekonomia botėrore ishte duke shkuar drejt shkokut mė tė rėndė nė tregjet e zhvilluar financiare qė prej viteve 1930.

Nė njė koment Financial Times shkruan se me vendimet e fundit, Evropa ėshtė duke bėrė histori pėrsa i takon menaxhimit tė krizės.

Autori i shkrimit thekson se Evropa nuk ka qėnė asnjėherė e mirė nė menaxhimin e emergjencave.

Artikulli citon presidentin e Bankės Qendrore Evropiane, Jean Claude Trichet, i cili deklaroi nė takimin e ministrave tė Financave nė Evian se "nė kėtė krizė jemi qė tė gjithė bashkė nė kėtė krizė, duke e shkruar historinė pėr menaxhimin e krizės teksa po pėrballemi me tė.

Pėrtej titujve shkruan e pėrditshmja britanike financiare, koordinimi mes vendeve tė Evropės mund tė jetė mė i mirė, sesa duket.

Ministrat e Financave tė paktėn ranė dakord nė takimin e tyre pėr njė numėr rregullash dhe parimesh bazė.

E pėrditshmja Guardian bėn siē thotė pyetjen me vlerė 500 miliard stėrlina: A ėshtė plani i shpėtimit tė qeverisė pėr bankat njė hap i mirėpritur, pėrpara apo thjesht njė kalim i pakujdeshėm i problemit.

Daily Telegraph thekson se pak veta ndihen mirė pėrsa i takon gjysėm-shtetėzimi tė bankave apo shkallės monumentale tė parave tė taksapaguesve.

Times bėn njė krahasim me angazhimet e laburistėve nė fushatėn elektorale nė 1983 pėr tė marrė nė kontroll bankat.

Masat e njoftuara tė mėrkurėn shėnojnė edhe njė vendim tė njė premtimi 25 vjeēar manifestoje.

Njė tjetėr ēėshtje qė mbulohet nė shtyp nė faqet ndėrkombėtare ėshtė edhe propozimi i Rusisė pėr njė plan pėr sigurinė.

Presidenti i Francės, Nicolas Sarkozy e pėrshėndeti kėrkesėn e Rusisė pėr njė plan sigurie nė Evropė, por theksoi se bisedimet pėr kėtė duhet tė pėrfshinin edhe partnerėt ervopianė tė Aleancės sė Antlantikut.

Financial Times shkruan se duke patur nė shėnjestėr Nato, presidenti rus tha se asnjė strukturė nuk duhej tė lejohej nė Evropė nė rast se ishte nė pėrfitim tė njėrės palė dhe nė disavantazh tė palės tjetėr.

Medvedev tha se pėrpjekja e SHBA-sė pėr tė krijuar njė botė uni-polare si nė fushėn politike dhe ekonomike kanė dėshtuar.

Guardian duke shkruar pėr paktin e sigurisė tė prezantuar nga presidenti rus Medvedev, nė konferencėn pėr Politikat Botėrore theksoi planet pėr njė pakt pėr tė ndaluar pėrdorimin e forcės nė Evropė dhe pėr tė shkarkuar tensionet Rusi-Nato.

E pėrditshmja shkruan se deklarata ishte njė stėrvitje pėr tė ndėrtuar njė urė lidhėse pas pushtimit rus tė Gjeorgjisė.

Gazeta citon njė analist David Clark nga Fondacioni Rus me qendėr nė Londėr, i cili e sheh fjalimin e Medvedevit "si njė fjalim revizionist" dhe si njė pėrpjekje pėr tė rishkruar marrėveshjen e pas Luftės sė Ftohtė.

"Moska kėrkon njė marrėveshje sigurie tė mbėshtetur nė forcė dhe jo nė vlera," thotė David Clark.

Nė njė tjetėr zhvillim ndėrkombėtar, e pėrditshmja Financial Times shkruan se kriza financiare globale ėshtė gjėja e fundit nė mendjet e ministrave tė Mbrojtjes kur ata tė mblidhen nė Budapest pėr njė takim jozyrtar dyditor.

Situata nė Afganistan dhe sfidat e paraqitura nga Rusia nė Gjeorgji i kanė dhėnė Aleancės shumė pėr tė menduar.

Megjithatė kriza mund tė jetė nė mendjet e ministrave evropianė pasi u duhet tė diskutojnė pėr shjpenzimet dhe si t'i koordinojnė operacionet e tyre nė Afgansitan pėr tė kursyer shpenzimet.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake