BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 21 gusht 2008 - 07:58 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Moska akuzon SHBA-tė pėr "garė armatimi"
 
Nėnshkrimi i marrėveshjes nė Poloni
Tensioni Rusi-Perėndim pas nėnshkrimit tė marrėveshjes pėr vendosjen nė Poloni tė sistemit amerikan tė mbrojtjes raketore pasqyrohet gjerėsisht nė shtypin britanik tė sė enjtes.

E pėrditshmja The Independent, bashkė me foton e Sekretares Amerikane tė Shtetit, Condoleezza Rice dhe kryeministrit polak, Donald Tusk gjatė nėnshkrimit tė marrėveshjes, sjell edhe paralajmėrimin pėr fillimin e mundshėm tė njė "krize tė re raketash me Rusinė", pėr shkak se baza antiraketore nė territorin polak do tė jetė vetėm rreth 150 kilometra nga kufiri me Rusinė.

Gazeta pėrcjell opinionin e njė analisti perėndimor, sipas tė cilit, fakti qė baza do tė menaxhohet nga ushtrakė amerikanė, tė ēon nė pėrfundimin se Rusia do tė matet mirė para se ta ēojė nė mendje ndonjė sulm kundėr Polonisė.

The Daily Telegraph e hap kėtė zhvillim me titullin "Moska akuzon Shtetet e Bashkuara pėr njė garė tė re armatimi". Rusia, shkruan gazeta, ka pėrsėritur paralajmėrimin se kundėrpėrgjigjja do t'i kapėrcejė kufijtė e diplomacisė. Nga ana e saj, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Rice, ka garantuar mbėshtetjen e sigurisė territoriale tė Polonisė dhe citohet tė ketė thėnė se "nuk bėhet fjalė pėr Luftė tė Ftohtė. Ėshtė njė kohė e vėshtirė, por vėshtirėsitė nuk duhen ekzagjėruar".

Gazeta shkruan se, sipas marrėveshjes qė pritet tė miratohet me shumicė votash nga parlamenti polak, veē sistemit mbrojtės, deri nga fundi i vitit tė ardhshėm, nė Poloni pritet tė instalohet njė bateri raketash amerikane Patriot.

Nė njė shpjegim pėr vendosjen e raketave Patriot, gazeta The Financial Times shkruan se marrėveshja pėr bazėn anti-raketore nė Poloni e ka inatosur Moskėn e cila, sipas njė deklarate tė ministrisė sė jashtme ruse, "do tė duhet tė reagojė".

The Financial Times shkruan se dje nė Varshavė ėshtė nėnshkruar edhe njė deklaratė, sipas sė cilės, deri nė vitin 2012 pėr mbėshtetjen e raketave Patriot nė Poloni do tė krijohet edhe njė garnizon i posaēėm.

Nė njė rubrikė tė posaēme pėr zhvillimet ndėrkombėtare me titull "Pėrplasja me Rusinė", gazeta The Times shkruan pėr atė qė e pėrshkruan si "ftohje tė mėtejshme tė marrėdhėnieve tė Rusisė me Perėndimin".

Duke dhėnė njė kontekst tė zhvillimeve nė Kaukaz, The Times vėren se nėnshkrimi i marrėveshjes amerikano-polake pėr sistemin e mbrojtjes raketore u bė nė tė njėjtėn ditė kur rajoni i shkėputur i Abkhazisė i kėrkoi Rusisė qė t'i njihte pavarėsinė.

Megjithė klimėn e ftohtė nė marrėdhėniet e Kremlinit me Perėndimin, The Times shkruan pėr garancitė qė i janė ofruar Rusisė nga administrata amerikane dhe udhėheqja e lartė polake se sistemi i mbrojtjes raketore nuk ka objektiv Rusinė.

The Times citon presidentin polak, Leh Kazinski, tė ketė thėnė se "ata qė kanė qėllime tė mira ndaj Perėndimit nuk kanė arsye tė frikėsohen".

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake