|
Shtypi pėr Gjeorgjinė dhe Afganistanin
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Faqet e para dhe fotografitė e shtypit britanik tė sė mėrkurės dominohen me suksesin e fitoreve tė sportistėve britanikė nė
Lojrat Olimpike tė Pekinit.
Britania e Madhe deri tani ka fituar 16 medalje tė arta dhe ndodhet nė vendin e tretė nė listėn e medaljeve, pas Kinės dhe SHBA-ve. Ky ėshtė numri mė i madh i medaljeve tė fituara qė nga viti 1908, kur Britania kishte fituar 56 medalje tė arta, por rrethanat kanė qenė tė tjera, sepse nė shumė prej kėtyre sporteve thuhet tė ketė patur pėrfaqėsues vetėm nga Britania e Madhe. Por gazetet i kushtojnė rėndėsi e analiza zhvillimeve nė Kaukaz, si dhe humbjes sė ushtarėve francezė nė Afganistan. Gazeta The Independent shkruan se takimi ministror nė NATO, edhe nė rrethanat e krijuara nga konflikti mes Rusisė dhe Gjeorgjisė, ka treguar ndarje mes atyre qė kanė pėrkrahur vendin e vogėl qė dėshiron tė jetė pjesė e NATO-s dhe atyre vendeve qė nuk duan tė provokojnė pėrplasje serioze me Rusinė. Disa deklarata qė kanė dalė nga selia e NATO-s janė shqetėsuese, kur vihen re dallimet tė cilat duhen sheshuar, shkruan gazeta. Gazeta The Times vlerėson se NATO, njė herė nga Rusia e mė pas edhe me vdekjen e ushtarėve francezė nė Afganistan, ka pėsuar dy humbje tė cilat kanė ndodhur nė momente jo tė pėrshtatshme. Kėto dy konflikte duhen parė tė veēuara, shkruan gazeta. Gazeta thotė se NATO me aksionet nė Gjeorgji u gjet nė befasi, por jo dhe i dobėsuar. Aleanca ushtarake, mbase me vėshtirėsi, pėrpiqet qė tė mbajė kontroll mbi talebanėt nė Afganistan, por siē ka treguar Lufta e Ftohtė, asgjė nuk mundet tė nėnshtrojė demokracitė perėndimore nga bashkimi efikas pėrballė njė superfuqie bėrthamore. Gazeta The Guardian paralajmėron se nga takimi i NATO-s nė Bruksel po dėrgohen sinjale tė gabuara. The Guardian shkruan se nuk ėshtė nė interes tė askujt qė kjo tė bėhet nėpėrmjet tankeve ruse apo garancive pėr sigurinė qė mund tė jepen nga Perėndimi. Mundėsia e Aleancės qė tė zgjidhė konfliktet nė Kaukaz ėshtė e kufizuar, por mundėsia pėr t'i pėrhapur ato ėshtė e pakufizuar, shkruan The Guardian. The Daily Telegraph vlerėson se pėrgjigja e vakėt e Aleancės ndaj, siē shkruan gazeta, sjelljes prej tė forti tė Rusisė, nuk mund tė jetė sinjal i mirė pėr ambiciet e Gjeorgjisė dhe Ukrainės pėr tė qėnė pjesė e NATO-s. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||