http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E mėrkurė, 23 korrik 2008 - 07:35 CET

Komente pėr Karaxhiēin

Gazetat britanike botojnė pa pėrjashtim fotografinė e Radovan Karaxhiēit me flokė tė gjatė dhe mjekėr tė bardhė, krahas shkrimeve dhe komenteve pėr arrestimin e njėrit prej personave mė tė kėrkuar nga Gjykata e Hagės.

"Arrestimi i Karaxhiēit - Serbia betohet se tani radhėn e ka komandati i tij ushtarak", shkruan e pėrditshmja THE GUARDIAN, duke iu referuar ish-komandantit ushtarak tė serbėve tė Bosnjės, Ratko Mlladiē.

Gazeta i referohet gjithashtu njė deklarate tė ministrit tė jashtėm serb, Vuk Jeremiē, se qeveria e re serbe ėshtė e angazhuar qė t'i ēimentojė marrėdhėniet e saj me Bashkimin Evropian duke hedhur hapa pėr arrestimin e Ratko Mlladiēit.

The Guardian shkruan se arrestimi i Karaxhiēit ka hapur njė epokė tė re nė marrėdhėniet e Serbisė me Perėndimin.

Gazeta i referohet gjithashtu njoftimit tė Beogradit se do t'i rikthejė ambasadorėt nė vendet qė njohėn pavarėsinė e Kosovės, tė cilėt ishin tėrhequr nga qeveria e mėparshme serbe nė shenjė proteste.

Sipas gazetės kėto hapa e shtojnė edhe mė shumė shansin e integrimit tė plotė tė Ballkanit nė familjen evropiane pas afro 20 vjet nacionalizmi, dhune, lufte dhe izolimi.

Kjo gazetė shkruan se Karaxhiēi pritet tė ekstradohet shumė shpejt nė Hagė.

Ajo citon burime nė Beograd tė ketė thėnė se ekstradimi mund tė bėhet qė tė premten.

Nė njė koment tė saj nė faqet e brendshme, ku botohet edhe njė fotografi e madhe e Radovan Karaxhiēit dhe Ratko Mlladiēit nė kohėn e luftės nė Bosnje, gazeta The Guardian shkruan se arrestimi i Karaxhiēit ėshtė njė lajm qė tė qetėson por nuk ka vend pėr eufori.

"Ndėrsa Evropa feston arrestimin e Karaxhiēit, vazhdon ndjekja pėr Mlladiēin", shkruan gazeta THE INDEPENDENT.

Gazeta iu referohet spekulimeve tre vjet mė parė se Ratko Mlladiē kishte ofruar qė tė dorėzohej me kusht qė familjes sė tij t'i jepej njė shumė me njė vlerė 2.75 milionė stėrlina.

Kjo gazetė boton edhe reagimet nė Bosnjė pas njoftimit pėr arrestimin e Radovan Karaxhiēit.

"Qava nga gėzimi. Sot pėr herė tė parė e ndjeva se lufta ka pėrfunduar", citon kjo gazetė njė boshnjake qė u plagos rėndė gjatė bombardimit tė Sarajevės.

Nė faqen e saj editoriale kjo gazetė e quan arrestimin e Karaxhiēit 'triumf pėr Evropėn'.

"Joshja drejt anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian bėn qė vendet aspirante tė kryejnė ndryshime sociale, ligjore por edhe politike", shkruhet nė artikullin editorial tė kėsaj gazete.

Shkrimi shoqėrohet edhe me njė karikaturė ku Karaxhiēi, qė me identitetin e rremė Dragan Dabiē, praktikonte mjekėsinė alternative, ka ngritur njė hanxhar dhe pritet tė godasė njė klient tė shtrirė nė shtrat, ndėrsa pas duket njė grumbull kafkash.

Arrestimit tė Karaxhiēit kjo gazetė i kushton edhe disa faqe nga shtojca e saj.

"Karaxhiēi pėrballet me drejtėsi", shkruan THE TIMES nė faqen e saj editoriale.

Gazeta citon deklaratėn e ish-tė dėrguarit amerikan nė Ballkan, Richard Holbrooke, se mė mė fund ishte kapur Osama Bin Ladeni i Evropės.

Nė njė artikull nė faqet e saj tė brendshme kjo gazetė shkruan se dhe nė burg monstra e krijuar nga Millosheviēi mund tė kthehet nė njė lloj fituesi, pasi marrėveshja e Dejtonit, ndėr tė tjera, sanksionoi republikėn serbe tė Bosnjės si njė entitet mė vete.

Shumė policė apo ushtarė tė serbėve tė Bosnjės jetojnė e punojnė lirisht nė qytetet e fshatrat ku dikur kanė kryer krime", shkruan kjo gazetė.

THE DAILY TELEGRAPH boton njė listė tė personave qė ende kėrkohen nga Gjykata e Hagės por edhe tė atyre qė janė gjykuar apo po gjykohen nė Hagė.

Ajo boton gjithashtu akuzat e ngritura nga kjo gjykatė pėr Karaxhiēin.

Ndėrsa THE FINANCIAL TIMES shkruan se nė operacionin pėr identifikimin dhe kapjen e Karaxhiēit ndihmuan edhe shėrbimet amerikane dhe britanike tė zbulimit.

Gazeta shkruan se shėrbimi serb i zbulimit mori informacion nga njė agjensi e huaj disa javė pėrpara se tė kryehej operacioni, por ai u krye vetėm kur presidenti Tadiē vendosi njeriun e tij tė besuar nė krye tė kėtij shėrbimi.

Burime tė shėrbimeve tė huaja i thanė kėsaj gazete se ajo qė kishte ndodhur kėtė herė ishte se Karaxhiēi nuk kishte mė mbrojtje politike nė Beograd.