BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 09 janar 2007 - 10:53 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Rusia ndërpret furnizimin e Evropës me energji
 
Tubacione nafte
Sot në shtypin britanik dominojnë tema të ndryshme duke filluar nga grindja mes Rusisë dhe njërit prej aleatit tradicional të saj, Bjellorusisë e der tek hetimi rreth vdekjes së princeshës Diana dhe të dashurit të saj Dodi, i inicuar nga i jati i tij, Muhamed al Fayed.

Times ka në faqe të parë artikullin rreth grindjes mes Kremlinit dhe njërit prej ish shteteve satelit nga periudha sovjetike.

Furnizimi i Evropës me naftë nga Rusia mbrëmë po mbahej peng për shkak të grindjes mes Moskës dhe Bjellorusisë.

Moska papritmas ka ndërprerë miliona fuqi nafte të destinuara për Bashkimin Evropian përmes territorit të Bjellorusisë për shkak të një grindjeje gjithnjë më armiqësore me fqiun e vet.

Kjo ngjarje ka ngritur dyshime të reja nëse Evropa mund t'i besoj Putinit sa i përket furnizimit të saj me energji.

Ekspertët thonë se Rusia ka krijuar një shprehi të keqe duke shfrytëzuar furnizimin me gaz dhe naftë si zëvendësim për mjete diplomatike - thotë gazeta.

E përditshmja Guardian në faqe të parë sjell sugjerimin e kryeministrit britanik që të vazhdohet me trasportin ajror megjithë dëmit që ai i shkakton ambientit.

Sipas gazetës Toni Bler ka thënë - 'vazhdoni të fluturoni sepse shkenca do t'a shpëtoj planetin'.

Toni Bler hyri në ujërat e debatit të nxehtë rreth asaj se si individët mund të luftojnë ngrohjen globale duke hequr dorë nga fluturimet e gjata për të kaluar pushimet jashtë vendit.

Vetëm disa ditë pasi ministri britanik i ambientit e përshkroi kompaninë ajrore Ryan Air si fytyrë e papërgjegjshme e kapitalizmit për shkak se kishte kundërshtuar një skemë të Bashkimit Evropian për të zvogëluar emetimin e gazrave karbonik, zoti Bler pohon se nuk është praktike që të kërkosh nga indivdët që të bëjnë sakrifica të tilla personale si kalimin e pushimeve në vendin e tyre - thotë gazeta.

Daily Telegraph përqëndrohet në një temë tjetër, në atë të një hetimi të ri rreth vdekjes së princeshës Diana dhe të dashurit të saj Dodi , i cili është inicuar nga i jati tij, Muhamed Fayed.

Princi William dhe princi Hari kanë bërë thirrje dje që ky hetim të jetë i hapur, i drejtë dhe transparent si dhe të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur - thotë gazeta.

Dëshirat e tyre ju kaluan Gjykatës së Lartë ndërsa ish-gjykatësja Baronesha Butler-Slos drejtonte seancën paraprake rreth hetimit të princeshës Diana dhe të dashurit të saj Dodit, të birit të pronarit të "Harrods"-it Muhamed Fayed, të cilët vdiqën 10 vjet më parë në Paris në një aksident me makinë.

Zoti al Fayed këmbëngul se Diana dhe Dodi janë vrarë dhe pohon se vdekjet e tyre kanë qenë rezultat i një komploti me miratimin e princit Filip - thotë gazeta.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>