Botuar: E premte, 15 prill 2005 - 17:04 CET
Ministri i Jashtėm i Serbi-Malit tė Zi, Vuk Drashkoviq, ka thėnė nė njė intervistė ekskluzive pėr seksionin shqiptar tė BBC-sė se ai ėshtė kundėr ndarjes sė Kosovės.
Ndėrkaq, zgjidhjen e statusit tė saj ai e shikon nė atė qė e quan formulė: "Mė shumė se autonomi e mė pak se pavarėsi".
Seladin Xhezairi bisedoi me zotin Drashkoviq.
BBC: Ndėrkohė, ju keni paraqitur propozimin-formulė, sipas tė cilit Kosova duhet tė ketė "mė shumė se autonomia e mė pak se pavarėsia". Ēfarė nėnkupton kjo?
Drashkoviq: Kjo do tė thotė se Serbia ėshtė e vendosur tė mbrojė tė drejtat e popullit serb nė Kosovė e Metohi, sipas standardeve mė tė larta evropiane, tė mbrojė pėrmendoret tona kulturore e historike, tė aplikohet mė shpejt procesi i decentralizimit me garanci qė edhe ato enklava serbe atje tė mund tė fitojnė statusin e autonomive nė nivel tė komunave, sipas standardeve mė tė larta evropiane. Dhe, pika e dytė ėshtė ajo e mbrojtjes sė statusit tė tashėm tė kufirit tonė shtetėror, tė Serbi-Malit tė Zi, me Shqipėrinė dhe Maqedoninė, sipas parimit se ky kufi nuk mund tė ndryshojė dhe tė quhet ndryshe. Por, ne jemi pėr atė qė tė lidhim marrėveshje pėr cilėsi evropiane tė kėtij kufiri, qė ai tė jetė i hapur, i padukshėm, tė ekzistojė nė harta, nė dokumente, tė mos jetė vetėm nė letėr. Kėtė kėrkesė e mbėshtesim nė Kartėn e Kombeve tė Bashkuara, tė Drejtėn Ndėrkombėtare, Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit dhe pėrfundimisht nė Dokumentin Final tė Helsinkit tė KSBE-sė tė vitit 1975.
BBC: Shqiptarėt e Kosovės deklarojnė se nuk ka kthim prapa dhe se konform kėsaj duhet njohur e drejta e tyre si popull pėr vetėvendosje. Nė fakt si mundet, sipas jush, tė zgjidhet problemi i Kosovės?
Drashkoviq: Shikoni, unė jam dakord me atė se nuk mund tė ketė kthim nė gjendjen para vitit 1999. Nė kėtė pėrfundim ka ardhur edhe Grupi Ndėrkombėtar i Kontaktit dhe ky ėshtė qėndrim edhe i Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Tani duhet tė themi qartė se ēfarė ka qenė situata para '99-tės: kanė ekzistuar dy qėndrime tė skajshme - qėndrimi i Millosheviqit - autonomi e kufizuar e Kosovės dhe Metohisė ose vdekje. Qėndrimi tjetėr i skajshėm ishte shqiptar dhe ai nėnkuptonte - pavarėsi tė plotė tė Kosovės ose vdekje. Siē e dimė, kėto qėndirme tė skajshme u puqėn nė pikėn qė quhet "vdekje" qė fatkeqėsisht u ndodhi edhe serbėve edhe shqiptarėve, prandaj nuk ka kthim nė kėto dy qėndrime ekstreme. Prandaj, hap mė i madh drejt kompromisit mė duket se ėshtė formula "mė shumė se autonomia e mė pak se pavarėsia".
BBC: Zoti Drashkoviq, nuk janė tė rrallė politikanė nga Perendimi qė thonė se Kosova pėr Serbinė ėshtė njė barrė...
Drashkoviq: Pėr atė se ēfarė ėshtė barrė pėr Serbinė dhe popullin serb, mendoj ėshtė populli serb ai qė duhet tė vendosė. Kosova nė pikėpamje historike dhe ēdo aspekt tjetėr nuk ėshtė ēfarėdo vendi i historisė kombėtare serbe - ėshtė vend me tė cilin lidhet lindja e shtetit dhe fesė sonė, i kulturės, mitit tonė nacional. Mirėpo, ky ėshtė shekulli XXI. Duke respektuar tė gjitha kėto simbole dhe domethėnie tė tyre nga e kaluara, ne duhet t'i kthehemi ardhmėrisė. Duhet ta kuptojnė edhe shqiptarėt edhe serbėt nė Kosovė se Evropa e Shekullit XXI ėshtė Evropė e ndėrvarėsisė dhe sakrificave tė mėdha tė sovraniteteve tė ndėrsjella. Tė gjithė ne do tė jemi tė detyruar t'ua kalojmė njė pjesė tė sovranitetit institucioneve dhe organeve tė pėrbashkėta tė Bashkimit Evropian.
BBC: Pak mė lartė folėt pėr evropianizimin e rajonit, tė Kosovės. A mund tė jetė pjesė e kėtij projekti - ndarja e Kosovės?
Drashkoviq: Grupi Ndėrkombėtar i Kontaktit thotė se nuk mundet. Edhe unė jam kundėr ndarjes sė Kosovės.