|
Vritet vėllai i ish-kryeministrit Haradinaj | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Zyrtarė tė policisė nė Kosovė kanė bėrė me dije se nga tė shtėnat me armė zjarri nga persona tė panjohur pėr momentin ėshtė vrarė Enver Haradinaj, vėllai i ish-kryeminstrit kosovar, Ramush Haradinaj. Autoritetet ndėrkombėtare nuk kanė bėrė tė ditur asnjė hollėsi tė incidentit dhe as motivet e vrasjes. Vrasja e Enver Haradinajt, ndodhi tė premten pasdite rreth orės 14.55 minuta, nė afėrsi tė fshatit Raushiq, nė magjistralen Pejė Deēan, 90 kilometra nė perėndim tė Prishtinės. Komisioneri i policisė ndėrkombėtare Kai Vittrup tha se persona tė panjohur kanė shtėnė nė drejtim tė makinės sė Enver Haradinajt, sė bashku me tė cilin ndodhej edhe njė person i dytė. "Enver Haradinaj u transportua nė spitalin e Pejės nga pjesėtarė tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore." "Ai vdiq nga plagėt e mara rreth orės 1500. Bashkėudhėtari i tij nuk ka pėsuar asnjė lėndim dhe ai po merret nė pyetje nga policia," tha zoti Vittrup duke u bėrė thirrje tė gjithė qytetarėve qė dijnė mė shumė pėr rastin tė njoftojnė policinė. Vrasja e vėllait tė ish-kryeministrit tė Kosovės, ka nxitur njė takim urgjent tė autoriteteve mė tė larta ndėrkombėtare nė Kosovė me kryeministrin Kosumi dhe njė pjesė tė qeverisė sė tij. Zėvendėskryeadmnistratori i Kosovės, Larry Rosin ka bėrė me dije se ėshtė arritur pajtueshmėria me zyratrėt e lartė qeveritar tė Kosovės qė tė ndėrmerren tė gjitha hapat pėr identifikimin dhe arrestimin e vrasėsve tė Enver Haradinajt. Unė u bėj thirrje tė gjithė qytetarėve tė Kosovės qė pėrballė kėtij krimi tė demonstrojnė, qetėsi, pjekuri dhe respect pėr rendin dhe ligjin qė e ka karakterizuar Kosovėn gjatė sfidave tė rėnda nė muajin e kaluar." "Ėshtė kjo sjellje, mė shumė se ēdo gjė tjetėr, qė do tė ndihmojė zgjidhjen e kėtij krimi dhe njėkohėsisht do tė sigurojė se Kosova ėshtė nė rrugėn e saj drejtė njė tė ardhme mė tė mirė, tė cilėn tė gjithė ne e duam," tha Larry Rosin. Duke iu bashkuar ngushėllimeve tė zotit Rosin pėr familjen Haradinaj, komandanti i KFOR-it, gjenerali Yves de Kermabon, ka deklaruar se dhuna nuk mund ta drejotjė Kosovėn. "Kjo ngjarje ėshtė njė shenjė e papranueshme e dhunės qė mund tė rritet nė Kosovė. Tundimi nuk ėshtė njė rrugė qė duhet ndjekur. KFOR-i e dėnon fuqishėm kėtė sulm, por ai mbėshtet plotėsisht policinė ndėrkombėtare dhe Policinė e Kosovės dhe ne punojmė sė bashku." "KFOR-i posedon tė gjitha kapacitetet e nevojshme dhe ka mundėsi qė tė ndėrmarrė tė gjitha masat adekuate pėr tė vendosur rendin dhe ligjin," tha komandanti i KFOR-it, Yves de Kermabon, duke shtuar se mission i forcės paqeruajtėse nė Kosovė ėshtė vendosja e njė mjedisi tė sigurt. Policia ndėrkombėtare ndėrkohė ka theksuar se ka vėnė nė dispozicion tė gjitha resurset e saj hetimore pėr tė zbardhur rastin e vrasjes sė Enver Haradinajt. Nuk dihen as motivet dhe as vrasėsit e vėllait tė ish-kryeminstrit kosovar. Familja Haradinaj ndėrkaq ėshtė njėra ndėr familjet mė tė njohura nė Kosovė nė periudhėn e luftės. Dy vėllezėrit e Ramush Haradinajt janė vrarė gjatė luftės nė Kosovė nė vitin 1998, dhe vrasja e sotme shėnon viktimėn e tretė pėr kėtė familje. Njė vėlla tjetėr i zotit Haradinaj ėshtė dėnuar me pesė vjet burg nga njė gjykatė nė Prishtinė pėr, sic thuhet, krime tė kryera gjatė periudhės sė konfliktit tė armatosur. Ndėrsa vetė Ramush Haradinaj njė muaj mė parė i ėshtė dorėzuar Gjykatės Ndėrkombėtare pėr Krime Lufte nė Hagė. |
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||