BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Pėrditėsimi: Botuar: E premte, 19 mars 2004 - 10:25 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Kosova dhe pavarėsia
 
Nga trazirat nė Kosovė
Gazetat nė Evropė thonė e statusi i Kosovės duhet tė zgjidhet
Shpėrthimi i dhunės ndėretnike nė Kosovė ėshtė pasqyruar gjėrėsisht nė shtypin e sotėm evropian.

Derisa Kosova ditėn e enjte ėshtė pėrballur me dhunėn mė tė rėndė qė nga pėrfundimi i konfliktit tė armatosur nė vitin 1999 BERLINER ZEITUNG i Gjermanisė shpreh "zhgėnjimin" me faktin se OKB-ja, BE-ja dhe NATO kanė "dėshtuar plotėsisht nė qėllimin e tyre pėr tė shtendosur konfliktin ndėretnik".

Gazeta pohon se shkalla e lartė e papunėsisė ėshtė pjesėrisht fajtore pėr ringjalljen e asaj qė e quan "ėndėrra tė vjetra pėr Serbinė e Madhe nė njėrėn dhe Shqipėrinė e Madhe nė anėn tjetėr".

Ajo beson se tė dyja palėt do tė dėshironin tė shihnin bashkėsinė ndėrkombėtare tė ketė ikur pėr t'u mundėsuar atyre realizimin e idealeve "pėrfshirė edhe spastrimin etnik".

Kjo ėshtė arsyeja pse, thotė gazeta, "shpėrthimi i dhunės duhet tė mundet vendosmėrisht, pėrfshirė edhe, jo ekskluzivisht, pėrdorimin e forcės".

DIE TAGESZEITUNG beson se pavarėsia ėshtė e vetmja zgjidhje pėr Kosovėn.

Gazeta paraqet qėndrimin se konflikti nuk ėshtė marrė seriozisht nga politikanėt evropianė ose opinioni "dhe nė veēanti ai nė Gjermani dhe Francė".

"Popullata e ish-Jugosllavisė ndjehet e vetmuar", thotė gazeta.

Gazeta pohon se prospekti i qartė pėr pavarėsinė do tė minonte pėrkrahjen pėr radikalėt shqiptarė tė Kosovės.

"Autoritetet civile atėherė do ta kishin mė tė lehtė tė mbrojnė veten dhe nė bashkėpunim me bashkėsinė ndėrkombėtare, tė garantojnė tė drejtat e pakicave", shton ajo.

DER STANDARD i Austrisė pajtohet se shqiptarėt janė "thellėsisht tė frustruar" me vendimin qė statusi i Kosovės tė mos shqyrtohet deri sa tė mos plotėsohen disa kritere nė veēanti kthimi i refugjatėve dhe funksionimi i sistemit ligjor dhe atij ekonomik.

"Tani lufta e pėrgjakshme civile po kėrcėnohet me kthim", thotė gazeta duke shtuar "pak pėr shkak se bashkėsia ndėrkombėtare ka provuar ta mbajė pezull konfliktin e Kosovės mė parė se ta zgjidh atė".

DIE PRESSE thotė se ndarja mund tė mos jetė njė zgjidhje e drejtė.

Gazeta pohon se kundėrshtimi i perėndimit ndaj ideve tė kėtilla i ka inkurajuar ata, qė i quan "krijues trazirash", tė futen nė dhunė me qėllim qė tė japin porosinė se vizioni i njė shoqėrie shumėkombėshe ėshtė njė iluzion.

Ajo e pranon se ndarja e Kosovės do tė shėnonte njė kthim prapa pėr politikat e bashkėsisė ndėrkombėtare nė raport me Ballkanin.

"Por nėse Prishtina dhe Beogradi duan tė arrijnė njė marrėveshje rreth kėsaj, atėherė bashkėsia ndėrkombėtare nuk duhet t'i pengojė ata", thotė gazeta.

Gazeta kryesore franceze LE MONDE paraqet pikėpamjen qė quhet "shkatėrrimi i procesit tė krijimit tė kombit (nation building) ashtu siē e paraqesin edhe gazetat gjermane.

"Kosova ka lėnė pėrshtypjen sikur ēdo gjė duhet tė bėhet nga e para, se asnjė mėsim nuk ėshtė mėsuar dhe se bashkėsia ndėrkombėtare ishte e paaftė pėr tė zbutur urrejtjen", thotė gazeta.

Ajo shton se dėshtimi qėndron "mbi tė gjitha aspektet politike", sepse Kosova mbetet nėn sovranitetin e Serbisė dhe Malit tė Zi "derisa shumica dėrmuese e kosovarėve duan pavarėsi".

LE MONDE thotė se "rruga politike do tė mbetet e bllokuar derisa bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė mos fillojnė".

"Ata nuk kanė harruar asnjė gjė", thotė gazeta zvicerane TRIBUNE DE GENEVE duke iu referuar bashkėsive nė Kosovė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake