http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 18 mars 2011 - 16:39 CET

Nano: Një nga politikanët më aktivë

Fatos Nano është një nga politikanët më aktivë në Shqipëri dy dekadat e fundit të pluralizmit.

Ai ka qenë kryeministër për disa mandate, udhëheqësi i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë pas reformimit të ish-Partisë së Punës në një parti socialdemokrate.

Zoti Nano u bë ish-kryeministri i parë që u burgos për disa vjet nën akuzat për korrupsion, akuza të cilat më pas u hodhën poshtë nga gjakata.

BBC në shqip e ka intervistuar shumë herë zotin Nano, si deputet apo kryeministër, apo thjesht si politikan.

Ilir Kadia i BBC-së flet me kryeministrin Nano në qershor 2001