BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martė, 22 mars 2011 - 14:13 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Teste tė tjera tė nevojshme pėr reaktorėt nė Japoni
 
Reaktori bėrthamor nė Fukushima
Avulli del nga reaktori bėrthamor nė Fukushima
Kablloit e rrymės janė rivendosur nė uzinėn bėrthamore Fukushima nė Japoni, e cila u dėmtua rėndė nga tėrmeti dhe cunami i 11 marsit.

Megjithatė, zyrtarėt thanė se duhen teste tė tjera pėrpara se tė hapet energjia elektrike.

Pėr momentin, uji deti po pėrdoret pėr tė ftohur reaktorin numėr 3.

Mė herėt puna u pezullua pėr tė dytėn herė brenda 24 orėsh pasi nga reaktorė u pa tė dilte avull dhe tym.

Niveli i radioaktivitetit u rrit pėr pak kohė dhe inxhinjerėt u urdhėruan tė largoheshin nga uzina.

Puna pėr tė rivendosur rrymėn nė reaktorė filloi pak pėrpara agimit.

Nė mbrėmje pėr herė tė parė, kabllot e energjisė u lidhėn nė tė gjashtė reaktorėt.

Agjencia Ndėrkombėtare pėr Energjinė Atomike thotė se situata mbetet ende shumė serioze.

Deri tani numri i viktimave ka shkuar nė mbi nėntėmijė vetė.

MBi 12000 njerėz janė ende tė zhdukur pas tėrmetit prej 9 ballėsh dhe cunamit qė goditi pjesėn verilindore tė Japonisė.

Ndėrkaq qeveria do tė njoftojė masa tė reja pėr tė parandaluar qė produktet ushqimore me radioaktivitet tė dalin nė treg.

Fshatarėve qė jetojnė pranė uzinės bėrthamore u ėshtė thėnė tė mos pijnė ujė nga ēezma, pėr shkak tė nivelit tė lartė tė jodit radioaktiv.

Gjatė fundjavės u zbulua se qumėshti dhe spinaqi i prodhuar pranė uzinės Fukushima pėrmbante nivele radioaktiviteti, megjithėse nuk ishte nė nivelet e dėmshme pėr jetėn.

Qeveritė lokale u kanė kėrkuar prodhuesve tė qumėshtit dhe spinaqit qė tė mos i nxjerrin nė shitje produktet e tyre.

OBSH ka thėnė se nuk ka prova qė produkte tė ndotura tė kenė mbėrritur nė vende tė tjera.

Megjithatė Kina dhe Koreja e Jugut kanė thėnė se do t'i forcojnė kontrollet mbi produktet japoneze.

 
 
LOKALE
Pėrpjekje pėr ftohjen e reaktorit japonez
17 mars 2011 | Faqja Kryesore
Gjermania mbyll disa uzina bėrthamore
15 mars 2011 | Faqja Kryesore
Shpėrthim tjetėr nė uzinėn bėrthamore
14 mars 2011 | Faqja Kryesore
Kriza mė e rėndė nga Lufta II Botėrore
13 mars 2011 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>