|
Pėrparim i ngadalshėm nė reaktorėt japonezė
|
|||||||||||||||||||||||
Energjia elektrike ėshtė rivendosur nė tre reaktorėt e uzinė bėrthamore japoneze, e cila u shkatėrrua nga zjarri dhe shpėrthimet
pas cunamit tė 11 marsit.
Megjithėkėtė sistemet e ftohjes nuk operojnė ende. Agjencia Ndėrkombėtare pėr Energjinė Atomike thotė se situata mbetet ende shumė serioze. Disa punėtorė nė kėtė infrastrukturė tė dėmtuar janė evakuuar pėrkohėsisht, pasi nga reaktori numėr 3 u pa tė dilte tym. Deri tani numri i viktimave ka shkuar nė 8450. Gati 13000 janė ende tė zhdukur pas tėrmetit prej 9 ballėsh dhe cunamit qė goditi pjesėn verilindore tė Japonisė. Ndėrkaq qeveria do tė njoftojė masa tė reja pėr tė parandaluar qė produktet ushqimore me radioaktivitet tė dalin nė treg. Fshatarėve qė jetojnė pranė uzinės bėrthamore u ėshtė thėnė tė mos pijnė ujė nga ēezma, pėr shkak tė nivelit tė lartė tė jodit radioaktiv. Gjatė fundjavės u zbulua se qumėshti dhe spinaqi i prodhuar pranė uzinės Fukushima pėrmbante nivele radioaktiviteti, megjithėse nuk ishte nė nivelet e dėmshme pėr jetėn. Qeveritė lokale u kanė kėrkuar prodhuesve tė qumėshtit dhe spinaqit qė tė mos i nxjerrin nė shitje produktet e tyre. OBSH ka thėnė se nuk ka prova qė produkte tė ndotura tė kenė mbėrritur nė vende tė tjera. Megjithatė Kina dhe Koreja e Jugut kanė thėnė se do t'i forcojnė kontrollet mbi produktet japoneze. |
LOKALE
Pėrpjekje pėr ftohjen e reaktorit japonez17 mars 2011 | Faqja Kryesore
Ndėrpritet hedhja e ujit me helikopter mbi reaktor16 mars 2011 | Faqja Kryesore
Frikė nga radiacioni pas shpėrthimit nė Japoni15 mars 2011 | Faqja Kryesore
Gjermania mbyll disa uzina bėrthamore15 mars 2011 | Faqja Kryesore
Shpėrthim tjetėr nė uzinėn bėrthamore14 mars 2011 | Faqja Kryesore
Kriza mė e rėndė nga Lufta II Botėrore13 mars 2011 | Faqja Kryesore
Japoni:Nuk ka rritje tė niveleve tė radiacionit12 mars 2011 | Faqja Kryesore
Paralajmėrim pėr tsunam nė oqeanin Paqėsor11 mars 2011 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||