|
Disa dhjetėra tė vrarė nė Jemen
|
|||||||||||||||||||||||
Persona tė armatosur kanė hapur zjarr mbi njė demonstratė tė madhe anti-qeveritare nė kryeqytetin e Jemenit, Sana duke vrarė
mė shumė se 30 vetė.
Tė paktėn 140 vetė njoftohet tė jenė plagosur. Njoftimet bėjnė tė ditur se snajperė qė ishin pozicionuar nė tarracat e ndėrtesave qėlluan mbi turmat pas lutjeve tė sė premtes. Forcat e sigurisė ishin duke u pėrpjekur pėr t'i larguar njerėzit nga sheshi ku ishin mbledhur. Protestuesit kėrkojnė dorėheqjen e presidentit Ali Abdullah Saleh, qė ka mė shumė se 30 vjetė nė pushtet. Presidenti i Jemenit, ka deklaruar se do tė hartoet njė kushtetutė tė re dhe se vendi do tė ketė njė sistem tė ri parlamentar. Ai ka premtuar gjithashtu se nuk do ta zgjasė mandatin dhe as do t'ia kalojė postin tė birit. Popullsia nė Jemen ankohet pėr varfėrinė nė rritje, sidomos nė mesin e tė rinjve si edhe pėr mungesėn e lirive politike. Mė shumė se 40% e popullsisė jeton me mė pak se 2 dollarė nė ditė. Vendi ėshtė shėnuar edhe nga probleme qė kanė tė bėjnė me sigurinė, ku pėrfshihen njė lėvizje separatiste nė jug dhe njė kryengritje e rebelėve shiitė nė veri. |
LOKALE
Kushtetutė e re pėr Jemenin10 mars 2011 | Faqja Kryesore
Protesta dhe anti miting nė Jemen03 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Protesta masive nė kryeqytetin e Jemenit27 janar 2011 | Faqja Kryesore
Presidenti i Jemenit pėrjashton rikandidimin02 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||