|
Libia ndalon veprimet ushtarake
|
|||||||||||||||||||||||
Qeveria e Libisė ka deklaruar njė armėpushim tė menjėhershėm, pasi Kėshilli i Sigurimit mbėshteti "tė gjitha masat e nevojshme",
pėrveē pushtimit, si mjete pėr tė mbrojtur civilėt libianė.
Ministri i Jashtėm i Libisė, Mussa Kussa tha se armėpushimi kishte si qėllim "tė mbronte civilėt". Fuqitė perėndimore kanė diskutuar mėnyrėn se si tė zbatojnė rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit. Rezoluta u miratua kur trupat besnike tė udhėheqėsit libian, Muammar Gaddafi pėrparuan nė qytetin Benghazi qė kontrollohet nga rebelėt. Pėrpara lajmit pėr armėpushimin, u njoftua se vazhdonin luftime tė ashpra mes forcave pro Gadaffit dhe rebelėve. Kėta tė fundit thanė se forcat qeveritare kishin bombarduar edhe qytetin perėndimor Misrata. Rezoluta 1973 e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė i jep njė mbėshtetje tė gjerė veprimeve ushtarake ndaj ēdo kėrcėnimi mbi civilėt. Korrespondentėt e BBC-sė thonė se kjo mund tė pėrfshijė, nėse ėshtė e nevojshme, edhe bombardimin e forcave nė terren tė Kolonelit Gaddafi. Forcat rebele nė Benghazi reaguan me gėzim kur morėn vesh pėr rezolutėn e OKB-sė, ndėrsa njė zėdhėnės i qeverisė e dėnoi atė si "agresion". Njė prej djemve, tė Kolonelit Gaddafi, Saif al-Islam, tha se rezoluta ishte "e padrejtė", sepse Libia nuk i kishte bombarduar civilėt. |
LOKALE
Forcat e Gadafit sulmojnė qytetin e Mistratės16 mars 2011 | Faqja Kryesore
Rebelėt thonė se kanė rimarrė kontrollin nė Brega14 mars 2011 | Faqja Kryesore
Trupat e Gadafit largojnė rebelėt nga Brega13 mars 2011 | Faqja Kryesore
Lidhja arabe kėrkon zonė ndalim fluturimi11 mars 2011 | Faqja Kryesore
Franca njeh zyrtarisht rebelėt nė Libi10 mars 2011 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||