|
Japonia punon pėr ftohjen e reaktorėve
|
|||||||||||||||||||||||
Japonia thotė se po intensifikon pėrpjekjet pėr tė ftohur karburantin e tejnxehur nė uzinėn bėrthamore Fukushima Daiichi.
Helikopterėt dhe pompat kanė hedhur ujė deti mbi reaktorėt pėr tė penguar shkrirjen e shufrave tė karburantit bėrthamor ndėrsa inxhinierėt po pėrpiqen tė kthejnė energjinė tek pompat ftohėse. Agjencia Ndėrkombėtare e Energjisė Bėrthamore thotė se gjendja mbetet serioze, por se nuk ėshtė pėrkeqėsuar nė mėnyrė tė konsiderueshme. Ndėrkohė njoftohet se numri i konfirmuar i viktimave tė tėrmetit tė javės sė shkuar, qė shkaktoi cunamin, ka shkuar nė 5 400 vetė. Policia thotė se 9 500 tė tjerė janė tė humbur. Njė zyrtar i agjencisė bėrthamore, Graham Andrew, u tha gazetarėve nė Vjenė se gjendja nė Fukushima nuk ėshtė pėrkeqėsuar, por ende ka rrezik qė kjo tė ndodhė. "Mund tė themi qė, krahasuar me dje, gjendja ėshtė e qėndrueshme brenda arsyes," tha ai. Zoti Andrew tha se reaktori 4, qė nuk ishte nė veprim, por qė pėrdorej pėr tė mbajtur shufrat e pėrdorura tė karburantit bėrthtamor, ishte ende "njė shqetėsim i konsiderueshėm pėr sigurinė" dhe se niveli i ujit po binte gjithashtu nė rezervuarėt e ftohjes tė reaktorėve 5 dhe 6. Por ai tha se nuk ka pasur rritje tė rezatimit nė Tokjo dhe se nivelet mbeteshin shumė nėn nivelin e rrezikshėm pėr shėndetin e njeriut. |
LOKALE
Pėrpjekje pėr ftohjen e reaktorit japonez17 mars 2011 | Faqja Kryesore
Ndėrpritet hedhja e ujit me helikopter mbi reaktor16 mars 2011 | Faqja Kryesore
Frikė nga radiacioni pas shpėrthimit nė Japoni15 mars 2011 | Faqja Kryesore
Gjermania mbyll disa uzina bėrthamore15 mars 2011 | Faqja Kryesore
Shpėrthim tjetėr nė uzinėn bėrthamore14 mars 2011 | Faqja Kryesore
Kriza mė e rėndė nga Lufta II Botėrore13 mars 2011 | Faqja Kryesore
Japoni:Nuk ka rritje tė niveleve tė radiacionit12 mars 2011 | Faqja Kryesore
Paralajmėrim pėr tsunam nė oqeanin Paqėsor11 mars 2011 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||