|
Limaj e nėntė tė tjerė akuzohen pėr krime lufte
|
|||||||||||||||||||||||
Deputeti i Kuvendit tė Kosovės, Fatmir Limaj, ėshtė marrė tė mėrkurėn nė mbrėmje nė pyetje nga njė prokuror i EULEX-it, mbi
bazėn e dyshimeve pėr krime lufte nė Kosovė.
Zoti Limaj i ėshtė pėrgjigjur Misionit Evropian nė orėt e vona tė mbrėmjes i shoqėruar nga avokati i tij, Tomė Gashi, dhe pas marrjes nė pyetje ėshtė lėnė i lirė, pėr t'u paraqitur sėrish nė Gjykatė. Deputeti Limaj, njė nga ish-komandantėt e UĒK-sė, i njohur me nofkėn e luftės "Komandant Ēeliku", tha se e kaluara e tij ishte e shumė e pastėr dhe se ai nuk kishte pėr ēfarė tė pendohej. Zoti Limaj ishte akuzuar edhe nga Gjykata Ndėrkombėtare pėr Krime Lufte nė Hagė, por pas pėrfundimit tė procesit gjyqėsor, nė nėntor tė vitit 2005, ishte shpallur i pafajshėm nga tė gjitha pikat e aktakuzės. Dyshime tė reja Tani EULEX-i po heton dyshimet pėr pėrfshirjen e mundshme tė tij nė torturimin ēnjerėzor tė civilėve serbė e shqiptarė tė paraburgosur gjatė kohės sė konfliktit nė njė kamp tė UĒK-sė nė komunėn e Lipjanit. Zoti Limaj ishte nė mesin e nėntė ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė ndaj tė cilėve EULEX-i lėshoi tė martėn fletėarreste. Zėdhėnėsi i EULEX-it, Nikolas Hawton, ka thėnė se arrestimi i nėntė personave dhe bastisjet nė disa vende janė bėrė nė kuadėr tė hetimeve pėr krime tė luftės. "Arrestimet janė kryer me urdhėr tė gjykatėsit tė EULEX-it tė procedurės paraprake nga Gjykata e Qarkut tė Prishtinės, bazuar nė dyshimet e bazuara pėr vrasje, torturime dhe vepra tė tjera penale tė bėra kundėr civilėve shqiptarė dhe serbė tė Kosovės, si dhe ndaj tė burgosurve tė luftės nė qendra tė paraburgimit nė Kosovė nė vitin 1999," tha zoti Hawton. "Hetimet janė duke u kryer nėn mbikėqyrjen e njė prokurori tė EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovės, tha ai. Pėr tė njejtat akuza, njė person tjetėr ėshtė arrestuar edhe nė Zvicėr. Disa prej tė akuzuarve u ėshtė shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditėsh, ndėrsa disa tė tjerėve masa e arrestit shtėpiak. Kundėr arrestimeve nė komunėn e Lipjanit dhe Malishevės kanė reaguar shoqatat e dala nga lufta. Nė reagim e tyre thuhet se veprimet e EULEX-it janė tė pabazuara e tė papėrgjegjshme, me qėllim tė njollosjes sė luftės ēlirimtare dhe pėr tė provokuar njė situatė tė tensionuar nė Kosovė. Duke qenė dėshmitarė tė veprimit tė grupeve kriminale serbe edhe mė tutje brenda territorit tė Kosovės, njė pjesė e tė cilave struktura janė edhe pėrgjegjėse pėr gjenocidin e bėrė gjatė luftės, ne kėrkojmė qė gjahu kundėr luftėtarėve tė UĒK-sė tė ndėrpritet menjėherė, e tė ndiqen kriminelėt e vėrtetė, thuhet nė reagimin e shoqatave tė dala nga lufta. Deri me tani nuk ka pasur ndonjė reagim nga Qeveria apo presidenti i Kosovės. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||