BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 17 mars 2011 - 12:09 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Pėrpjekje pėr ftohjen e reaktorit japonez
 
Uzina bėrthamore japoneze Fukushima Daiichi
Pėrpjekje pėr ftohjen e reaktorit bėrthamor
Japonia thotė se po shton pėrpjekjet pėr tė ftohur karburantin e tejnxehur bėrthamor nė uzinėn bėrthamore Fukushima Daiichi qė u godit nga cunami javėn e shkuar.

Helikopterė tė ushtrisė hodhėn tonelata tė tėra uji nė pėrpjekje pėr tė parandaluar shkrirjen e shufrave tė karburantit bėrthamor. Nė operacion do tė pėrfshihen mė vonė gjatė ditės edhe pompat e ujit nga toka dhe shpresohet sė shpejt tė rivendoset sistemi i energjisė elektrike.

Numri i konfirmuar i viktimave tė tėrmetit prej gati 9 bollėsh ditėn e premte, qė shkaktoi cunamin, ėshtė rritur nė 5 000 vetė.

Policia thotė se 5 178 vetė janė konfirmuar tė vdekur, ndėrsa 8 606 persona tė tjerė janė tė humbur.

Operacioni

Helikopterė CH-47 Chinook tė ushtrisė japoneze filluan nė orėt e para tė mėngjesit tė hedhin tonelata uji mbi reaktorėt 3 dhe 4 nė Fukushima, qė ėshtė rreth 220 km larg kryeqytetit Tokjo.

Helikopterėt hodhėn katėr ngarkesa uji para se tė largoheshin nga vendi i aksidentit pėr tė minimizuar ekspozimin e ekujpazhit ndaj rezatimit. Tė mėrkurėn helikopterėt u detyruan ta pezullojnė operacionin pėr shkak tė shqetėsimit pėr nivele tė larta rezatimi.

Ekspertėt thonė se helikopterėt mund tė mbajnė sasi tė mėdha uji, por pėr shkak tė erėrave tė forta, ėshtė e vėshtirė tė thuhet nėse ato hidhen saktėsisht mbi reaktor.

Pamjet televizive sugjerojnė se pėrpjekjet e deritanishme nuk kanė qenė shumė tė suksesshme dhe pjesa mė e madhe e ujit ka rėnė jashtė objektivit.

Ndėrkohė, autobotė me ujė janė nė gatishmėri pėr tė hedhur mė shumė ujė mbi reaktorėt.

Operacioni synon ftohjen e reaktorėve si dhe mbushjen e rezervuarėve ku ndodhen shufrat e karburantit bėrthamor.

Zyrtarėt thonė se shpresojnė qė mė vonė gjatė ditės tė rivendosin furnizimin me energji tė uzinės, e cila nevojitet pėr sistemin e ftohjes dhe gjeneratorėt ndihmės.

Kjo krizė e ka nxitur Kinėn tė pezullojė aprovimin e uzinave tė reja bėrthamore nė vend si dhe tė kontrollojė veprimtarinė e reaktorėve ekzistues.

Kina merr tashmė 2% tė elektricitetit nga fuqia bėrthamore, por po ndėrton reaktorė tė rinj mė shumė se ēdo vend tjetėr.

 
 
LOKALE
Gjermania mbyll disa uzina bėrthamore
15 mars 2011 | Faqja Kryesore
Shpėrthim tjetėr nė uzinėn bėrthamore
14 mars 2011 | Faqja Kryesore
Kriza mė e rėndė nga Lufta II Botėrore
13 mars 2011 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>