|
Maqedoni: Shtyhet regjistrimi i popullsisė
|
|||||||||||||||||||||||
Regjistrimi i popullsisė nė Maqedoni, i planifikuar pėr nė prill, do tė shtyhet pėr nė muajin tetor tė kėtij viti.
Arsye pėr kėtė thuhet se ėshtė mundėsia e mbajtjes sė zgjedhjeve tė parakohshme parlmantare, por vėzhguesit nė Shkup thonė se shkaku kryesor qėndron nė ndasitė mbi baza etnike nė Komisionin Shtetėror tė Regjistrimit. Korrespondenti i BBC-sė nė Maqedoni njofton se mollė sherri ėshtė pakėnaqėsia e shqiptarėve, por dhe e komuniteteve tė tjera jomaqedonase lidhur me pėrbėrjen etnike tė regjistruesve tė kėtij operacioni tė politizuar statistikor. Si rezultat i kėsaj, anėtarė tė Komisionit nga radhėt e shqiptarėve dhe tė turqve, pėrfshirė kėtu dhe nėnkryetarin e KSHR-sė, profesor Abdulmenaf Bexhetin, kanė braktisur punėn e Komisionit, kurse nė konkursin pėr regjistrues u paraqitėn rreth 600 shqiptarė, prej gjithsej 16.500 personave. Grupet parlamentare tė dy partive qė pėrbėjnė koalicionin qeverisės, VMRO-DPMNE dhe BDI, tė hėnėn kanė paraqitur nė Kuvend projekligjin pėr ndryshimin e Ligjit pėr Regjistrim qė pritet tė miratohet me procedurė tė shpejtuar. Propozohet qė regjistrimi i popullsisė nė vend prej 1 deri mė 15 prill tė zhvillohet nda data 1 deri mė 15 tetor tė kėtij viti. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||