|
Frikė nga radiacioni pas shpėrthimit nė Japoni
|
|||||||||||||||||||||||
Qeveria japoneze thotė se radiacioni nga uzina bėrthamore Fukushima Daiichi ka arritur nivele qė tė dėmtojnė.
Ky paralajmėrim vjen pasi uzina u godit nga njė shpėrthim i tretė qė duket se ka dėmtuar pėr herė tė parė njė nga sistemet mbrojtėse tė reaktorėve. Nėse mbulesa mbrojtėse pėrshkohet atėhere ekziston frika pėr rrjedhje mė serioze tė radioacionit. Zyrtarėt e kanė zgjeruar zonėn e rrezikut duke paralajmėruar banorėt nė njė rreze prej 30 km qė tė largohen ose tė qėndrojnė brenda ndėrtesave. Kjo krizė ėshtė shkaktuar nga tėrmeti i tė premtes sė shkuar dhe cunamit qė e pasoi atė nė Japoninė veri-lindore. Tė martėn nė mėngjes reaktori 2 pėsoi shpėrthimin e tretė nė katėr ditė nė uzinėn Fukushima Daiichi. Gjithashtu ka pasur edhe njė zjarr nė reaktorin 4 tė uzinės, qė besohet se ka shkaktuar rrjedhjen radioaktive. Reaktori 4 ishte mbyllur para tėrmetit pėr punime mirėmbajtėse, por shufrat e saj bėrthamore tė pėrdorura ndodhen ende nė tė. Njoftohet se nivelet e radioacionit nė kryeqytetin japonez, Tokio - 250 km mė larg - janė mė tė larta se normalja, por zyrtarėt thonė se nuk ka rreziqe pėr shėndetin. |
LOKALE
Shpėrthim tjetėr nė uzinėn bėrthamore14 mars 2011 | Faqja Kryesore
Kriza mė e rėndė nga Lufta II Botėrore13 mars 2011 | Faqja Kryesore
Japoni:Nuk ka rritje tė niveleve tė radiacionit12 mars 2011 | Faqja Kryesore
Paralajmėrim pėr tsunam nė oqeanin Paqėsor11 mars 2011 | Faqja Kryesore
Tėrmet i tmerrshėm nė Japoni11 mars 2011 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||