BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hėnė, 14 mars 2011 - 11:54 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Shpėrthim tjetėr nė uzinėn bėrthamore
 
Uzina bėrthamore
Njė shpėrthim i dytė ka goditur uzinėn bėrthamore japoneze qė u dėmtua gjatė tėrmetit tė ditės sė premte, por zyrtarėt thonė se qendra e reaktorit ishte ende e paprekur.

Njė shtėllungė e madhe tymi u ngrit nga reaktori 3 i uzinės Fukushima Daiichi, dy ditė pas shpėrthimit qė goditi reaktorin 1.

Shpėrthimi mė i fundit qė thuhet u shkaktua nga grumbullimi i hidrogjenit, lėndoi 11 njerėz, njė prej tyre mjaft rėndė.

Pak pas kėtij zhvillimi, qeveria tha se njė reaktor i tretė kishte humbur sistemin ftohės.

Nivelet e ujit po bien edhe nė reaktorin dy qė po ftohej me ujė deti, tha zėdhėnėsi i qeverisė, Ykio Edano.

Evakuimet

Autoritetete japoneze po thonė se nuk ka rrezik pėr shėndetin, por SHBA tha se po laronte njė nga avionmbajtėsit e tyre nga zona pranė pasi ishte zbuluar nivel i ulėt radiacioni 160 km larg bregut tė detit.

Inxhinierėt kanė patur vėshtirėsi nė ftohje tė reaktorėve nė uzinėn Fukishma qė tė premten pas tėrmetit dhe cunamit.

Nė zhvillime tė tjera:

Dy mijė trupa janė gjetur nė bregdetin e prefekturės sė Myagit sipas medias japoneze. Qeveria tha se do tė pompojė 15 trilion jen nė ekonomi pėr tė inkurajuar tregun, por Nikkei ka rėnė me mė shumė se 6%.

Korrespondentja e BBC-sė, Rachel Harvey nė portin e Minamisanrikut tha se ēdo gjė ishte sheshuar deri 2 km nė brendėsi tė tokės.

Duket e pamundur tė gjenden shumė tė mbijetuar, tha ajo. Policia japoneze ka konfirmuar deri mė tani 1597 tė vdekur, por shifra pėrfundimtare pritet tė jetė mė e lartė.

Dhjetra mijėra vetė janė evakuar nga zona rreth uzinės Fukushima. Tė paktėn 22 vetė thuhet se po kurohen pėr radiacion.

Lėkundje tė tjera

Qeveria tha se nivelet e radiacionit ishin nėn limitet ligjore pas shpėrthimit tė sė Hėnės. Ekspertėt thonė se kjo situatė ėshtė larg ēernobilit pasi reaktorėt kanė standarte mė tė larta dhe masa sigurie mė tė forta.

Mė herėt, kryeministri japonez tha se situata nė uzinat bėrthamore ishte alarmuese dhe tėrmeti e kishte futur Japoninė nė krizėn mė tė thellė qė nga Lufta e Dytė Botėrore.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>