|
Qėllohet me armė kėngėtari i njohur turk
|
|||||||||||||||||||||||
Kėngėtari i famshėm turk, Ibrahim Tatlises, i njohur edhe nė Greqi dhe Lindjen e Mesme ėshtė plagosur rėndė gjatė njė sulmi
nė Stamboll.
Ai u qėllua nė kokė nga njė person i paidentifikuar tė djelėn nė mbrėmje. Zoti Tatlises, 58 vjeē kishte vizituar zyrat e kanalit privat televiziv turk Beyaz TV bashkė me zėdhėnėsin e tij. Tatlises dhe zėdhėnėsi u ēuan nė spital ku iu nėnshtruan njė ndėrhyrjeje kirurgjikale. Kėngėtari i njohur si Perandori dhe njė prej artistėve mė tė mėdhenj nė Turqi, u largua nga kanali televiziv diēka pas mesnate dhe ishte duke hipur nė makinė kur ndodhi sulmi. Sipas njoftimeve nė media, persona tė armatosur me pushkė Kalashnikov u panė tė largohen me makinė. Asnjė grup nuk e ka marrė pėrgjegjėsinė pėr sulmin, por disa gazeta kanė shkruar se zoti Tatlises ėshtė qėllur mė parė nė kėmbė nė 1990, ndėrsa nė 1998 i shpėtoi pa lėndim njė sulmi tjetėr. Ibrahim Tatlises, qė ėshtė me origjine kurde dhe nga qyteti Sanliurfa, ka rregjistruar mė shumė se 30 albume dhe ka luajtur nė njė numėr filmash. Ai ka drejtuar edhe njė program televiziv. Pėrveē se njė kėngėtar i njohur zoti Tatlises ėshtė edhe njė biznesmen i njohur me interesa nė zonat kurde nė Irakun verior. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||