BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 11 mars 2011 - 12:51 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Lidhja arabe kėrkon zonė ndalim fluturimi
 
Gadafi
Gadafi thotė se perėndimi do naftėn e Libisė
Lidhja arabe unanimisht ka rėnė dakord t'i kėrkojė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB vendosjen e njė zone ndalim fluturimi nė Libi.

Blloku prej 22 anėtarėsh gjithashtu vendosi tė ketė kontakt zyrtar me kėshillin kalimtar tė ngritur nga rebelėt qė kundėrshtojnė kolonel Gadafin.

Mė herėt, forcat besnike tė kolonel Gaddafit nė Libi morėn kontrollin e disa zonave nga forcat rebele duke i bėrė ata tė tėrhiqen nga porti i Ras Lanouf, nė lindje tė kryeqytetit, Tripoli.

Luftėtarėt rebelė thonė se forcat e qeverisė kishin hyrė nė qytet me anije dhe me tanke pėr tė marrė kontrollin e zonės.

Njoftimet tregojnė se ka mjaft tė plagosur pasi qindra rebelė janė tėrhequr me makina e kamionė nė drejtim tė lindjes nė bregdetin mesdhetar.

Ditėn e enjte, kėshilltari i lartė i presidentit Obama, gjenerali James Clapper, tha se ai priste qė kolonel Gaddafi ta fitonte betejėn pėr tė qėndruar nė pushtet.

Ndėrkohė udhėheqėsit e vendeve tė Bashkimit Evropian do tė takohen nė Bruksel dhe kanė bėrė thirrje qė udhėheqėsi i Libisė, kolonel Gaddafi tė dorėzohet.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ai nuk pėrfaqėsonte mė popullin e Libisė.

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, i ka bėrė thirrje vendeve tė tjera evropiane qė ashtu si Franca tė njohin zyrtarisht grupin opozitar nė Libi, tė vetėquajtur kėshilli kombėtar, si njė autoritet legjitim.

Ai gjithashtu ka bėrė thirrje qėr ngritjen e zonave humanitare nė Afrikėn e Veriut pėr tė mbrojtur rfugjatėt.

Por vendet e tjera tė BE-sė po tregohen tė kujdesshme pėr sa i pėrket thirrjeve tė Francės pėr tė vendosur zonėn e ndalim- fluturimit nė Libi pasi pėr kėtė duhet mbėshtetja e OKB-ė dhe e Lidhjes Arabe.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>