BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 10 mars 2011 - 12:48 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Franca njeh zyrtarisht rebelėt nė Libi
 
Reeblėt nė Libi
Franca ėshtė vendi i parė qė ka njohur zyrtarisht kėshillin kombėtar tė Libisė, dhe ka thėnė se ėshtė grupi i vetėm legjitim qė pėrfaqson popullin e Libisė.

Ky njoftim u konfirmua me njė deklaratė pas takimit mes presidentit francez Nicolas Sarkozy, dhe dy delegatėve tė kėshillit kombėtar tė Libisė.

Ndėrkohė bėhet e ditur se njė anėtar i rrethit tė ngushtė tė Gaddafit, Abdelrahman al-Zawi, ka arritur nė Kajro.

Qėllimi i vizitės nuk ėshtė i qartė por ka njoftime qė thonė se ai ka kėrkuar njė takim me udhėheqėsit ushtarakė tė Egjiptit.

Ekipi i BBC-sė torturohet

Ndėrkohė tre anėtarė tė televisionit arab tė BBC-sė qė gjėndeshin nė Libi pėr tė mbuluar konfliktin atje tregojnė se si u kapėn, i'u vėnė prangat dhe u rrahėn nga forcat e qeverisė.

Tė tre personat i'u nėnshtruan njė eksekutimi tė rremė dhe u mbajtėn nė qeli me sytė e lidhur dhe gjatė gjithė natės dėgjonin britamt e njerėzve qė toruturoheshin nė qelitė pranė.

Ata tregojnė se njė djalė i ri i cili ishte i tmerruar dhe i bindur se do tė vdiste.

Kishte edhe gra tė plagosura nėpėr qeli dhe burra me fytyra me plagė dhe brinjė tė thyera.

Ekipi i BBc-sė ėshtė larguar nga Libia tashmė, ata u kapėn nė qytetin e Zawiyės ku rebelėt u sulmuan rėndė nga forcat e Gaddafit.

Red Cross njofton se Libia ėshtė mėrthyer nga njė luftė civile dhe ėshtė ankuar se organizata nuk ka qasje nė zonat ku bėhen luftimet.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>