BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mėrkurė, 02 mars 2011 - 13:45 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Studentėt grekė: opinion pozitiv pėr emigrantėt
 

 
 
Emigrantė nė kufirin grek
Afro 80% e studentėve pranon se emigrantėt i nėnshtrohen “racizmit social”
Nga njė studim i kryer nė Greqi prej Universitetit tė Maqedonisė Perėndimore dhe Qendrės sė Edukimit Politik tė Konfederatės Sindikale Greke, ka rezultuar se shumica dėrrmuese studentėve kanė qėndrim pozitiv ndaj emigrantėve qė jetojnė nė Greqi dhe se do tė dėshironin qė shoqėria vendase t’i pranonte e t’i trajtonte ata njėlloj si edhe grekėt.

Anketimi i studentėve u realizua nė fund tė muajit janar 2011 dhe kishte pėr qėllim tė testonte qėndrimin e opinionit ndaj emigrantėve.

50% e tė pyeturve konsideron se emigrantėt duhet tė kenė tė njėjtat tė drejta me vendasit.

76,2% beson se shoqėria vendase duhet tė kujdeset pėr pjesėtarėt e saj, pavarėsisht origjinės sė tyre nacionale.

79,7% pranon se emigrantėt i nėnshtrohen “racizmit social” dhe 68,4% se emigrantėt janė tė margjinalizuar.

74,9% nuk pajtohet me mendimin se njė shtet nuk ka kurrfarė detyrimi ndaj emigrantėve qė jetojnė nė territorin e tij.

Shumė mė pak (34,9%) ėshtė numri i studentėve qė nuk pajtohen me opinionin se emigrantėt janė pėrgjegjės pėr rritjen e kriminalitetit. Por edhe mė i vogėl (28,1%) ėshtė numri i atyre qė kanė mendim tė kundėrt, pra se emigrantėt kanė lidhje me rritjen e kriminalitetit. Pjesa tjetėr mban njė qėndrim neutral.

Gjithashtu, rreth gjysma e tė pyeturve (49,1%), kundėrshtojnė opinionin se emigrantėt janė shkaktarė pėr rritjen e papunėsisė nė Greqi, kundrejt 20,1% qė pajtohen me kėtė opinion.

Studimi rezulton me tė dhėna interesante edhe sa lidhur me pėrkatėsinė shoqėrore tė pjesėmarrėsve tė anketės:

Kėshtu, qėndrim mė pozitiv ndaj emigrantėve kanė:

- Femrat nė raport me meshkujt.

- Studentėt e shkencave shoqėrore.

- Studentėt dhe studentet, prindėrit e tė cilėve i pėrkasin inteligjencės, nė raport me punėtorėt e thjeshtė.

Rezultatet e kėtij studimi konfirmojnė edhe njėherė testimet e mėparshme, sipas tė cilave brezi i rinisė studentore dhe shkollore ka nė mėnyrė konstante opinion mė pozitiv pėr emigrantėt, krahasuar me shtresat e tjera tė popullsisė greke.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>