BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martė, 01 mars 2011 - 13:39 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Pėrgjysmohet prania e NATO-s nė Kosovė
 

 
 
Arkiv: Trupa tė KFOR nė Kosovė
Forcat e NATO-s u dislokuan nė qershor 1999
Forca paqėruajtėse e NATO-s prej tė martės ka pėrgjysmuar praninė e saj nė Kosovė.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler ka konfirmuar se numri i ushtarėve ėshtė ulur nė 5 mijė e 500 nga rreth dhjetė mijė sa kishte ky mision.

Reduktimi i trupave tė Aleancės Veriatlantike po bėhet mbi bazėn e njė plani tė miratuar vitin e kaluar nga NATO-s pėr zvogėlimin e misionit tė saj nė Kosovė, siē thuhet, nė pėrputhje me pėrmirėsimin e gjendjes sė sigurisė dhe ngritjen e kapaciteteve dhe aftėsive tė forcave vendore tė sigurisė.

Zyrtarė tė KFOR-it kanė thėnė se pavarėsisht reduktimit tė trupave, misioni paqėruajtės i NATO-s ėshtė i gatshėm qė tė reagojė nė ēfarėdo situate.

Pas dėbimit tė forcave serbe nga Kosova nė vitin 1999, NATO dėrgoi nė Kosovė rreth 50 mijė ushtarė, por numri i tyre u reduktua nė vazhdimėsi.

Gjatė kėsaj periudhe, disa shtete anėtare tė NATO-s, nė mesin e tė cilave edhe Britania e Madhe kanė tėrhequr tė gjitha trupat e tyre nga Kosova.

Aktualisht nė KFOR kontribuojnė 31 shtete, nė mesin e tė cilave edhe kontribueset mė tė mėdha si Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Gjermania, Franca dhe Italia.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>