|
Gaddafi thotė se nuk largohet nga Libia
|
|||||||||||||||||||||||
Nė njė restorant me pamje nga porti i Tripolit dhe me pamje shumė tė relaksuar kolonel Gadaffi ftoi tre organizata mediatike
pėr tė dėgjuar variantin e tij pėr revolucionin libian.
Zoti Gaddafi i tha analistit tė BBc-sė pėr Lindjen e Mesme, Jeremy Bowen se populli e donte atė, nė Tripoli nuk kishte dhunė dhe ai nuk kishte ndėrmend tė largohej nga Libia. Jeremy Bowen: Ju njiheni si njė lider kėtu dhe keni qėnė lider prej shumė vjetėsh. Ka shumė njerėz nė kėtė vend qė mund tė thonė se pengesa mė e madhe pėr ndryshim jeni ju? Kolonel Gaddafi: Perkundrazi. Prania ime ėshtė me iniciuar dhe nxitur njerėzit pėr ēco ndryshim qė duan si edhe pėr mos bėrė ndryshim nėse nuk e duan atė. Udhėheqėsi libian u pyet lidhur me sanskionet e fundit tė kaluara me rezolutė nga Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Gaddafi: Fillimisht, ėshtė e pavlefshme. Nuk ėshtė njė rezolutė legjitime, sepse Kėshilli i Sigurimit nuk ėshtė i mandatuar. Ai nuk ka juridiksion pėr t'u marrė me kėtė ēėshtje. Unė dua t'ju pyes: Pėrse sanksione tė tilla nuk janė ndėrmarrė kundėr
algjerianėve? Ėshtė fakt qė ushtria alegjeriane ka luftuar nė rrugė. Pėrditė ka lajme tė tilla. Apo pėrse nuk pėrdoren kur
Rusia lufton ēeēenėt? Bowen: Cila ėshtė pėrgjigjia juaj ndaj kėsaj pyetjeje? Gaddafi: Sepse ka njė synim pėr tė kolonizuar Libinė. Kjo i bėn libianėt qė tė duan tė luftojnė kolonializmin prej Perėndimit. Bowen: Nė vitet e fundit ka patur njė afrim me vendet perėndimore. Kėtu kanė ardhur udhėheqės tė rėndėsishėm si Tony Blair. Por tani janė udhėheqėsit perėndimorė qė po thonė se ju duhet tė largoheni. A ju jep kjo njė ndjenė tradhėtie? Ai i shihnit ju ata si miq? Gaddafi: Sigurisht qė ėshtė tradhėti. Ata nuk kanė moral. Nėse ata duan qė unė tė jap dorėheqje, nga ēfarė tė jap dorėheqje? Unė nuk jam monark apo mbret. Bowen: Por ju mbani fjalime nė OKB dhe ju indentifikoheni me Libinė pavarėsisht se nuk keni njė titull zyrtar? Gaddafi: Ėshtė titull nderi, nuk ka tė bėjė fare me ushtrimin e pushtetit apo autoriteteti. Kush e ka pushtetin nė Britani? Mbretėresha Elisabetė apo David Cameron? Ju nuk e kuptoni sistemin libian. Bowen: Mbretėresha tek ne ėshtė kreu i shtetit dhe ne kemi njė kryeministėr tė zgjedhur qė ėshtė zoti Cameron. A mendoni qė tė mbani zgjedhje pėr kryeministėr? Gaddafi: Ju me tė vėrtetė nuk e kuptoni llojin e sistemin qė praktikojmė kėtu nė Libi. Bowen: Unė e kuptoj sistemin tuaj, po ndėrkombėtarisht ju shiheni si lider. Gaddafi: Nuk e kuptoni sistemin kėtu. Mos thoni e kuptoj,- ju nuk e kuptoni. Edhe bota nuk e kupton sistemin kėtu. Autoritetin e popullit. Nuk e kuptoni. Bowen: Atėherė si e tregojnė njerėzit autoritetin kėtu? Sepse disa njerėz qė kanė dalė nė rrugė pėr tė protestuar, thonė se njerėzit tuaj I kanė qėlluar. Gaddafi: Nuk ka demonstrata nė rrugė. A keni parė demonstrata? Bowen: Po kam parė. Gaddafi: Ku? Bowen: Pashė sot. Gaddafi: Ku? Bowen: Pashė nė Zauija. Dje pashė demonstrata. Gaddafi: A ishin pro nesh? Bowen: Jo nuk ishin pro jush. Disa ishin kundėr jush dhe disa ishin pro jush. Gaddafi: Ato nuk janė kundėr nesh. Askush nuk ėshtė kundėr nesh. Kundėr nesh pėr ēfarė? Sepse nuk jam president. Ata mė duan. Tė gjithė njerėzit janė me ne, ata mė duan tė gjithė. Ata do tė vdisnin pėr tė mbrojtur mua, njerėzit e mi. Christiane Amanpour: Nėse ata tė duan, atėherė pėrse kanė marrė portin Benghazi dhe po thonė se janė kundėr teje? Gaddafi: Ėshtė al-Kaeda. Nuk janė njerėzit e mi. Ata vijnė nga jashtė." Bowen: Pra ata janė njerėzit qė po heqin posterat dhe kanė ngritur flamurin e mbretit? Gaddafi: Ėshtė al-Kaeda, qė ka shkuar nė bazat ushtarake dhe ka marrė armėt dhe po terrorizon njerėzit. Njerėzit qė kanė patur armė janė tė rinjtė. Ata kanė filluar t'i dorėzojnė armėt, nė momentin qė po u del efekti I drogės qė Al-Kaeda u dha. Bowen: Kolonel Gaddafi, si do t'i jepni fund krizės? Njė pjesė e madhe e vendit ėshtė nėn kontrollin e kryengritėsve, rebelėve. Mbi ju po ushtrohet njė presion mė i madh ndėrkombėtar. Si do tė marrė fund kjo?" Gaddafi: Nuk jemi tė shqetėsuar pėr presionin nga jashtė. Bowen: Po pėrsa i takon faktit qė keni humbur kontrollin nė pjesė tė madhe tė vendit? Gaddafi: Ne jemi tė shqetėsuar pėr popullin dhe populli ėshtė me mua. Ne jemi tė sigurt me veten. Ne do tė mbeteni derisa tė rrėzohemi. |
LOKALE
Krizė nė kufirin me Libinė01 mars 2011 | Faqja Kryesore
Tunizia mbetet pa kryeministėr27 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
KS miraton sanksione ndaj liderėve tė Libisė27 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Tripoli i qetė pas ditė luftimesh26 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Tripoli ėshtė "nėn rrethim"24 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||