BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martė, 01 mars 2011 - 14:23 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Opozita do tė vijojė protestat
 
Arkiv: Protestė e opozitės nė Tiranė
Opozita kėrkon largimin e qeverisė
Situata politike nė Tiranė mbetet e tensionuar. Qeveria dhe opozita vijojnė tė shkėmbejnė akuza me gjuhė tė ashpėr.

Partia Socialiste kėmbėngul se do tė intensifikojė demonstratat pėr largimin e qeverisė.

Sipas kryetarit te PS, Edi Rama, zgjidhja e krizės politike nė vend vjen me largimin e Berishės dhe zhvillimin e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme.
Por qeveria thotė se kanė nisur pėrgatitjet pėr zgjedhjet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ėshtė ende nė pritje tė emrave tė anėtarėve tė komisioneve zgjedhore tė opozitės, ndonėse afati ėshtė tejkaluar.

"Ne jemi nė kėtė betejė mė tė vendosur se kurrė dhe jemi sot mė shumė se asnjėherė pasi ėshtė i domosdoshėm ēlirimi nga kthetrat e politikės sė vjetėr," ka ripėrsėritur tė martėn nė Tiranė Edi Rama.

Nė pikėpyetje mbeten zgjedhjet lokale tė 8 majit. PS bėn ēdo ditė thirrje se duhet tė ndryshohen kushtet pėr zgjedhjet sepse, sipas opozitės ato nuk mund tė zhvillohen nė situatėn aktuale.

I pyetur nėse do tė rikandidojė sėrish pėr kreun e Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama tėshtė pėrgjigjur se "kjo ėshtė njė ēėshtje do tė zgjidhet nė mėnyrėn e duhur nė tėrėsinė e tė gjithė aspektik politik, por njė gjė ėshtė e sigurtė qė shumėkush nė oborrin e pushtetit buzėqesh para kohe me kėngėn e largimit".

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>