BBCAlbanian.com
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Filmi britanik kryeson çmimet Oscar
 
Colin Firth dhe Helena Bonham Carter në filmin King's Speech
Filmi ka në qendër mbretin Xhorxh VI të cilit i merrej goja
Ndarja e çmimeve të Akademisë në Los Anxhelos ishin një sukses i jashtëzakonshëm për filmin britanik 'The King's Speech'.

Ai mori katër çmime, përfshirë atë për filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë.

Colin Firth fitoi një Oscar për portrezimin e Mbretit Goerge VI, ndërsa regjizori, Tom Hooper, mori vlerësimin për regjizorin më të mirë.

Natalie Portman fitoi si aktorja më e mirë për rolin në dramën Black Swan.

Melissa Leo dhe Christian Bale fituan çmime në kategoritë për aktorët dytësor në filmat The Fighter.

Filmi danez, 'In A Better World' fitoi çmimin për filmin më të mirë të huaj.

Fjalimi i Mbretit (King's Speech), ishte fituesi i madh edhe i ceremonisë së çmimeve të Akademisë Britanike të Filmit dhe Teatrit (BAFTA).

Filmi u nderua me 7 çmime përfshirë edhe atë për filmin më të mirë dhe aktorin më mirë.

Siç pritej, aktori britanik Colin Firth mori më herët Globin e Artë për rolin e tij në The King's Speech.

 
 
LOKALE
Filmi për Facebook-un fiton Globe të Artë
17 janar 2011 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>