|
Italia paralajmėron pėr pasoja katastrofike
|
|||||||||||||||||||||||
Kryetari Bashkisė sė ishullit italian tė Lampeduzės ka shpallur gjendjen e jashtėzakonshme pas njė fluksi tė paprecedent tė
imigrantėve nga Tunizia.
Mė shumė se pesėmijė tunizianė kanė mbėrritur me barka gjatė javės sė fundit. Ministri italian i Brendshėm, Roberto Maroni i bėri thirrje tė gjithė Europės tė ndihmonte pėr situatėn. Ai paralajmėroi pėr pasoja katastrofike pėr vendet europiane: "Kjo ėshtė njė ēėshtje qė rrezikon tė nxisė jashtėzakonisht shpejt njė proces ndryshimi nė vendet e Afrikės sė Veriut, gjė qė mund tė ketė pasoja shkatėrruese pėr strukturat institucionale dhe sociale tė vendeve europiane." "Unė kam kėrkuar dhe mendoj se ėshtė njė gjė themelore qė Europa, nė nivelet e saj tė larta, kam parasysh kryetarėt e shteteve, tė hartojė njė strategji, tė ndėrmarrė iniciativa dhe tė fillojė veprime diplomatike me tė gjitha vendet qė janė prekur nga ky fenomen", tha zoti Maroni. Ministri i Brendshėm italian tha se vendi kishte nevojė pėr rreth 100 milion euro pėr tė menaxhuar fluksin e emigrantėve. |
LOKALE
Tunizia ndalon ish partinė nė pushtet07 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Interpol nė lėvizje pėr arrestimin e ish presidentit tunizian27 janar 2011 | Faqja Kryesore
Tunizia kėrkon arrestimin e ish presidentit Ben Ali 26 janar 2011 | Faqja Kryesore
Tunizianėt kėrkojnė ndryshim 20 janar 2011 | Faqja Kryesore
Ministri ish-disident mbron qeverinė19 janar 2011 | Faqja Kryesore
|
|||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||