BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 11 shkurt 2011 - 10:24 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Dhjetra mijëra vetë grumbullohen sërish sot në Kajro
 
Ka pasiguri dhe konfuzion në Egjypt
Presidenti Obama tha se nuk ishte e qartë se ndryshimet e njoftuara ishin të menjëhershme, të mjaftueshme dhe kumptimplotë.
Dhjetra mijëra vetë janë grumbulluar sërish sot në sheshin Tahrir në Kajro, fokusi i demostratave kundër presidentit egjyptian Hosni Mubarak.

Protestat janë përhapur nga sheshi, ku demostruesit kanë rrethuar ndërtesën e televizonit shtetëror duke penguar të ftuarit në programe që të hyjnë në ndërtesë.

Disa protestues ka edhe jashtë Pallatit presidencial në periferi të Kajros. Grevat e përhapura nga punonjësit mund të përhapen.

Ministri i Financave, Sami Radvan, i tha BBC se gjëndja aktuale nuk mund të vazhdoj më dhe një deklaratë pritet nga Këshilli i Lartë i Ushtrisë.

Ka pasiguri dhe konfuzion në Egjypt sot pasi Presidenti Hosni Mubarak sfidoi pritshmëritë gjatë natës së kalaur duke këmbëngulur se ai nuk do të jepte dorëheqjen, pavarësisht nga demostrata masive kundër sundimit të tij.

Në një fjalim televiziv z.Mubarak theksoi se ai do të vazhdonte të qëndronte derisa të zgjidhej pasuesi i tij në zgjedhjet e shtatorit.

Komentet e tij kontradiktonin njoftimet se ai ishte duke u përgatitur për tu larguar menjëherë.

Z.Mubarak tha se do ti kalonte disa nga kompetencat e tij zëvëndës-presidentit, shefit të zbulimit egjyptian, Omar Suleiman, por hollësitë ishin shumë të paqarta.

Ambasada egjyptiane në Uashington tha se ndryshimet nënkuptonin se tashmë efektivisht z. Sulejman ishte de facto President i vëndit.

Duke reaguar ndaj fjalimit të Presidentit Mubarak,Presidenti Obama tha se nuk ishte e qartë se ndryshimet e njoftuara ishin të menjëhershme, të mjaftueshme dhe kumptimplotë.

Ai tha se qeveria egjyptiane duhej të hynte në rrugën drejt demokracisë në mënyrë të besueshme, konkrete dhe paekuivok.

Minsitri i Jashtem britanik Uilliëm Hejg tha se pasojat e fjalimit të Mubarakut mbesin të paqarta.

Ministri izraelit i Mbrojtes, Ehud Barak, tha se rajoni rrezikonte katastrofën, nëse lëvizja opozitare Vllazëria Myslymane do të vinte në pushtet.

Presidenti francez , Nikolas Sarkozi, tha se Egjypti duhet të shmangte një tjetër formë diktature.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>