BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 10 shkurt 2011 - 17:25 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Protesta të reja në Kajro
 
Protesta në Kairo të ditëve të kaluara
Turma të mëdha të protestuesve janë mbledhur sërish në kryeqytetin egjiptian, Kajro, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Mubarak, ndërkohë që kanë filluar të përhapen edhe trazirat industriale.

Qindra mjekë kane marshuar nga spitalet e tyre për t'ju bashkuar demonstruesve.

Edhe punëtorët e transportit publik janë gjithashtu në grevë ndërsa stafi i një gazete pro-qeveritare, Al Ahram ka publikuar një shtojcë në mbështetje të protestave.

Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se një numër në rritje i aktivistëve anti-qeveritarë janë duke u arrestuar ose janë zhdukur.

Një punonjëse e të drejtave të njeriut, Heba Morayef, i tha BBC-së se policia ushtarake kishte arrestuar dhe ndaluar dhjetra aktivistë dhe gazetarë.

Ndërkohë ministri i jashtëm i Egjiptit Ahmed Aboul Gheit, ka refuzuar publikisht atë që ai e cilësoi si përpjekje e Amerikës për të imponuar vullnetin e saj tek qeveria e Kajros.

Në një intervistë në televizionin amerikan ai tha se ishte i habitur me thirrjet e Uashingotnit për heqjen e menjëhershme të gjendjes së jashtzakonshme, që ka dekada që është venë në vend.

Zoti Aboul Gheit tha se procesi i transicionit kërkonte kohën e duhur për t'u implementuar por zëdhënësi i presidentit Obama, Robert Gibbs, tha se 'xhindi tashme kish dalë nga shishja' dhe se vetëm do bëhej më i madh nëse nuk përshpejtohej reforma.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>