BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 10 shkurt 2011 - 09:50 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Sauditėt kundėr poshtėrimit tė Mubarakut nga Amerikanėt
 
Pamje nga protestat nė Egjypt
The Guardian shkruan se " Ushtria egjyptiane e pėrfshirė nė arrestime dhe torturė".
Gazeta The Times sot nė faqe tė parė, shkruan "Sauditėt i thanė Obamės tė mos e poshtėrojnė Mubarakun".

Sipas gazetes, Arabia Saudite ka kėrcėnuar tė ndihmojė financiarisht Presidentin Mubarak, nėse Shtėpia e Bardhė do tė tentojė tė bėjė njė ndryshim tė shpejt tė regjimit nė Egjypt.

Nė njė telefonatė mė 29 Janar, Mbreti Abdullah i ka thėnė Presidentit Obama tė mos e poshtėrroj Presidentin Mubarak dhe paralajmėroi se ai do tė ndėrhynte pėr tė financuar Egjyptin, nėse SHBA do tė tėrhiqte programin e vetė tė ndihmės me njė vlerė prej 1.5 miliardė dollarėsh ēdo vit, shkruan The Times.

Aleati i ngushtė i Amerikės nė Gji, e bėrri tė qartė se Presidenti egjyptian duhet tė lejohet tė qėndroj pėr tė mbikqyrur tranzicionin drejt njė demokracie paqėsore dhe mė pas tė largohet me dinjitet, shkruan The Times.

Gazeta The Guardian ka si titull kryesor" Ushtria egjyptiane e pėrfshirė nė arrestime dhe torturė".

Ushtria akuzohet se ka targetuar qindra protestues anti-qeveritar, shkruan The Guardian.

Ushtria ka pretenduar se ka qėnė neutrale, thjesht duke mbajtur larg protestuesit anti-Mubarak dhe besnikėt e tij.

Por aktivistėt e tė drejtave tė njeriut thonė se ėshtė e qartė se nuk ėshtė mė kėshtu, duke akuzuar ushtrinė pėr pėrfshirje si nė zhdukje personash ashtu dhe nė tortura.

The Guardian ka folur me tė arrestuar qė thonė se janė rrahur egėrsisht dhe abuzuar nga ushtria nė atė qė duket se ėshtė njė fushatė e organizuar frikėsimi, shkruan The Guardian e Londrės.

Shtypi i sotėm britanik shkruan edhe pėr skandalin e pėrgjimit tė telefonave.

Sipas The Independent, Scotland Yard, policia britanike, pranoi dje nė mbrėmje se ka zbuluar viktima tė reja potenciale tė skandalit tė pėrgjimit tė telefonave, duke hapur rrugėn pėr pretendimet e reja kundėr privacisė sė politikanėve dhe figurave tė artit, ndaj medias se manjatit Rupert Murdok.

Ndėrkohė nga sporti, ekipi i Premierligės angleze West Ham duket se do tė fitojė betejėn pėr tė pėrdorur Stadiumin Olimpik nė Londėr pas Lojrave tė 2012, pasi zyrtarėt vendosėn se kėrkesa e tyre kishte pėrparėsi ndaj asaj tė ekipit tjetėr, atij tė Totenhemit, shkruan The Times.

West Ham kėrkon tė ruaj pistėn e vrapimit, ndėrkohė Totenhem dėshiron ta prish stadiumin qė po ndėrtohet dhe tė ndėrtojė njė stadium tjetėr vetėm pėr futboll, shkruan sot The Times e Londrės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>