BBCAlbanian.com
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Protesta të reja në Egjipt
 
Sheshi Tahrir
Protestuesit në shesh vazhdojnë të kërkojnë largimin e Mubarakut
Në Egjipt vazhdojnë protestat për largimin e presidentit Mubarak ndërkohë që organizata të të drejtave të njeriut thonë se është shtuar numri i arrestimeve dhe zhdukjeve të njerëzve.

Një punonjëse e të drejtave të njeriut, Heba Morayef, i tha BBC-së se policia ushtarake kishte arrestuar dhe ndaluar dhjetra aktivistë dhe gazetarë.

Ndërkohë ministri i jashtëm i Egjiptit Ahmed Aboul Gheit, ka refuzuar publikisht atë që ai e cilësoi si përpjekje e Amerikës për të imponuar vullnetin e saj tek qeveria e Kajros.

Në një intervistë në televizionin amerikan ai tha se ishte i habitur me thirrjet e Uashingotnit për heqjen e menjëhershme të gjendjes së jashtzakonshme, që ka dekada që është venë në vend.

Zoti Aboul Gheit tha se procesi i transicionit kërkonte kohën e duhur për t'u implementuar por zëdhënësi i presidentit Obama, Robert Gibbs, tha se 'xhindi tashme kish dalë nga shishja' dhe se vetëm do bëhej më i madh nëse nuk përshpejtohej reforma.

Ndërkohë protesta në Kajro është përhapur dhe protestuesit kanë ngritur edhe një kamp tek parlamenti.

Korrespondenti i BBC-së në Kajro thotë se sot priten greva të tjera gjë që do ta shtojnë trysninë ndaj qeverisë.

Amerika rrit trysninë

Shtetet e Bashkuara kanë ushtruar presion të mëtejshëm mbi presidentin Mubarak të Egjiptit që ai të largohet nga posti në të ardhmen e afërt.

Gjatë një bisede telefonike, zv/presidenti Joe Biden i tha homologut të tij egjiptian, Omar Suleiman, që të hiqej ligji i gjendjes së jashtëzakonshme dhe të ndalej rrahja e protestuesve dhe gazetarëve.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs tha se zoti Suleiman kishte bërë komente që nuk e ndihmon gjendjen, duke thënë se Egjipti nuk ishte gati për demokraci.

Zoti Suleiman ka paralajmëruar për rrezikun e një grushti shteti, nëse nuk arrinin sukses reformat kushtetuese.

Zv/presidenti e bëri këtë deklaratë pas protestës më të madhe të zhvilluar deri tani në Kajro.

Tubimi më i madh

Dhjetëra mijëra vetë dolën të martën në qendër të Kajros për të forcuar rradhët e demonstruesve që ndodhen në sheshin Tahrir që kërkojnë largimin e e presidentit Hosni Mubarak.

Një korrespondent i BBC-së e ka përshkruar këtë si demonstratën më të madhe deri tani në shesh.

Atmosfera ka qënë e qetë gjatë ditës pjesëmarrja nuk mbështet sugjerimet që protestave po u mbaronte fuqia.

Ndërkaq presidenti Mubarak pas takimit në fillim të javës me kabinetin, njoftoi rritje të pagave me 15 për qind për punonjësit e qeverisë.

Ndërsa sipas opozitës, është rritur kërcënimi dhe arrestimi i aktivistëve të saj.

Monedha vendase, paundi egjiptian, nuk ka rënë në vlerë sa pritej, e ndihmuar kjo mbase nga ndërhyrja e qeverisë vendase dhe atyre të huaja.

Një korrespondent i BBC-së thotë se gjithçka duket se parashikon një periudhë të zgjatur paqëndrushmërie për Egjiptin dhe rajonin.

 
 
LOKALE
Obama me thirrje të re për Egjiptin
07 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Qeveria egjiptiane bisedon me opozitën
06 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Obama kërkon ndryshime në Egjipt
02 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Si lexohet qëndrimi amerikan për Egjiptin?
01 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Izraeli i shqetësuar për islamizmin në Egjipt
01 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Egjiptianët tubohen për marsh milionësh
01 shkurt 2011 | Faqja Kryesore
Dita e shtatë e protestave në Egjipt
31 janar 2011 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>