BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 03 shkurt 2011 - 12:04 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Dhuna nė Egjipt nė fokus tė shtypit
 
Kairo
Dhuna nė Egjipt mes pėrkrahėsve tė Mubarakut dhe protestuesve kundėr tij dominon faqet e para tė gazetave britanike.

The Guardian thotė se ka pasur njė pėrpjekje e bashkėrėnduar e regjimit tė Hosni Mubarakut pėr tė marre kontrollin e rrugėve,si dhe pėr tė shtypur kryengritjen popullore dhe pėr tė rikthyer autoritetin e saj nė mbarė vendin.

Gazeta sjell nė faqen e parė me foto tė protesusve tė lėnduar nėn kryetitullin "Beteja pėr Egjiptin".

Gazeta thotė se kishte skena tė jashtėzakonshme nė qendėr tė Kairos ndėrsa demonstruesit anti-qeveritare po zhvillonin beteja me grupe tė organizuar tė pėrkrahėsve tė Mubarakut duke shkėmbyer grushtat mes veti apo duke hedhur gurė nga distanca.

Njė analiste e zhvillimeve tė atjeshme Ahdaf Soueif tha se regjimi Mubarakut ka lėshuar kriminelet e vetė nė rrugė pėr tė frikėsuar protestuesit nė tė njejtėn mėnyrė sikurse e kishte bėrė gjatė zgjedhjeve tė kaluara.

Pėr Robert Fisk-un nė tė pėrditshmen The Independent kjo ishte mė sė afėrmi luftės civile qė mund tė kishte qenė ndonjėherė mė pare Egjipti.

Gazetari i The Independent ka njė titull tė gjatė ku thotė se qielli ishte pėrplot me gurė dhe se luftimet pėrreth tij ishin aq tė tmerrshme sa ai mund tė ndjente kundėrmimin e gjakut.

The Independent nė njerėn prej disa faqeve qė i ka kushtuar situatės nė Egjipt merret edhe me aspektin ndėrkombėtar.

Ajo thotė se protestat i kanė vendosur Shtetet e Bashkuara nė njė pozitė shumė tė vėshtirė.

Gazeta thotė se ndonėse Uashingtoni ėshtė shprehur se dėnon dhunėn skandaloze nė Egjipt ai duket i pafuqishėm qė tė ndėrhyjė nė gjithė kėtė situatė.

Kėto fjalė vetėm qė theksojnė pafuqinė e administratės sė Obamės e cila nė kėtė moment sikurse gjithė tė tjerėt ėshtė reduktuar nė njė shikues tė thjeshtė tė televizonit pėr tė kuptuar ngjarjet mė tė fundit.

The Financial Times pėrshkruan Kairon si njė qytet nė luftė.

Sheshi Tahrir ėshtė njė fushė betejė mes mbėshtetėsve tė presidentit Mubarak dhe protestuesve, vazhdon FT.

Dhe vendimi i qartė pėr tė pėrdorur dhunėn kundėr demonstruesve sugjeron se regjimi ka arritur nė fund tė koncesioneve politike dhe se ai ėshtė i pėrgatitur pėr tė bėrė gjithėēka pėr tė mbajtur pushtetin, shton gazeta.

The Daily Telegraph thotė se ushtria ndodhet nė njė pozicion tė vėshtirė duke u pėrpjekur qė tė rivendos rendin dhe ligjin pa u dukur sikur po merr anėn e ndonjėres palė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>