|
Shtypi pėr zhvillimet nė Egjipt
|
|||||||||||||||||||||||
Zhvillimet nė Lindjen e Mesme janė nė qendėr tė gazetave britanike.
TIMES dhe GUARDIAN flasin pėr presidentin Mubarak si njeriu "nė buzė tė greminės" pas njoftimit tė ushtrisė se nuk do tė pėrdorė forcėn kundėr protestuesve. Kjo do tė thotė sipas gazetės TIMES, qė shansi i tij i fundit, pėr mbijetesė duket tė jetė zhdukur. Figura udhėheqėse e opozitės, Mohamed El Baradei, i ka thėnė njė intervistė gazetės INDEPENDENT. Kjo e pėrditshme e cilėson atė si "njeriun qė mund tė bėhet president, apo shpėtimtarin nė pritje tė Egjiptit." Zoti El Baradei thotė se ėshtė i sigurt qė zoti Mubarak do tė ikė, por nuk beson se ndryshimi do tė rezultojė nė njė qeveri fetare, apo njė rregjim qė ėshtė armiqėsor ndaj Izraelit. DAILY TELEGRAPH publikon dokumente, qė kanė rėnė nė duart organizatės Wikileaks, e qė tregojnė se si ministra tė qeverisė laburiste e kanė kėshilluar nė mėnyrė sekrete qeverinė e Libisė se si tė sigurojė lirimin e hershėm tė personit tė dėnuar pėr bombėn nė avion qė ra nė Lockerbie. Njė ministėr i Foreign Office thuhet se kishte dėrguar kėshilla ligjore se si tė pėrdorej diagnoza me kancer pėr Abdelbaset Al-Megrahi qė tė bėhej lirimi i tij pėr arsye humane. Gazeta thotė se kėto njoftime prekim pretendimet e mėhershme tė bėra nga qeveria se nuk kishte patur gisht nė lirimin e zotit Megrahi dhe se vendimi ishte marrė nga Ekzekutivi skocez. "Ēmenduri futbolli" i cilėson DAILY MIRROR shpenzimet marrėmendėse nė historinė e Premierligės angleze" ku transfertat e janarit nga tė gjitha klubet kanė shkuar nė 200 milion stėrlina. Sipas gazetės SUN, kjo shkallė shpenzimet i ka habitur britanikėt e goditur nga recesioni. GUARDIAN e cilėson "ditėn kur marrėzia u rikthye nė futboll". DAILY MAIL thotė se sporti po tregon shenjėn e fitores nė njė kohė masash shtrėnguese pėr ekonominė. DAILY MAIL deklaron se jetojmė nė njė epokė "tė punėsimit me orė tė kufizuara". "Nga rreth 200 mijė vende pune u krijuan vitin e kaluar nė Britani, vetėm 3 pėr qind ishin me orar tė plotė." E pėrditshmja thotė se kėto shifra janė shqetėsuese lidhur me pėr rimėkėmbjen e ekonomisė. GUARDIAN, thotė se aktorėt britanikė prej vitesh kishin mbuluar njė treg tė Hollivudit pėr tė luajtur personazhe tė kėqija. Kompania Warner Bros ka njoftuar se 27 vjeēari Henry Cavill do tė luajė Superman-in nė filmin me tė njėjtin titulll. Kjo do tė thotė se tani ėshtė hera e parė qė aktorė britanikė luajnė rolet kryesore tė filmave me superheronj. Andrew Garfield ėshtė Spiderman, kurse Christian Bale ėshtė Batman. "Kur ėshtė fjala pėr heronj amerikanė, askush nuk mund ta luajė mė mirė rolin, sesa njė britanik i vėrtetė," komenton DAILY MAIL. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||