BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mėrkurė, 02 shkurt 2011 - 12:39 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Ėndėrra Olimpike e Majlindės
 
Majlinda Kelmendi, kampione e re nė xhudo
Majlinda Kelmendi, kampione botėrore pėr tė rinjė nė xhudo nga Kosova ka arritur tė bėhet pjesė e njė projekti tė jashtėzakonshėm tė BBC-se qė quhet Ėndėrrat Olimpike ku pėrcillet pėrparimi i 26 atletėve nga mbarė bota nė pėrgatitjet e tyre pėr Lojėrat Olimpike tė vitit tė ardhshėm nė Londėr.

Nė kuadėr tė kėtij projekti ditė mė parė nė British Museum nė Londėr u zhvillua njė aktivitet i organizuar nga BBC dhe British Council qė kishte pėr qėllim binjakizimin e shkollave tė cilat i kanė vijuar kėta atletė nga mbarė bota.

Virgjinia Crompton e BBC-sė, kordinatore e kėtij projekti tha se BBC ėshtė duke pėrcjellur 26 rrėfime pėr rrugėn e kėtyre atletėve drejt Lojėrave Olimpike tė vitit 2012 nė Londėr.

"Atletėt janė zgjedhur nga mbarė bota dhe ata pėrfaqėsojnė sporte tė ndryshme dhe karriera interesante unike. Nė kėtė listė janė Usain Bolt, kampioni aktual olimpik dhe mbajtėsi i rekordeve botėrore nė 100 dhe 200 metra, pastaj ėshtė edhe boksieri mongolez, Badar Uugan Enkhbatyn qė synon medalen e dytė tė artė olimpike nė Lojėrat e ardhme nė Londėr, por pėrfshin edhe atletė tė tjerė qė nuk njihen shumė, si vrapuesi palestinez nė 5000 metra, Nader el Masri. Pra kemi atletė tė ndryshėm nga Usain Bolt i Xhamajkės e deri tek Majlinda Kelmendi, nga Kosova e cila ėndėrron qė tė pėrfaqėsojė Kosovėn pėr herė tė parė nė Lojėrat olimpike."- thotė Virgjinia Crompton e BBC-sė, koordinatore e kėtij projekti.

Majlinda Kelmendi pėrmes disa kronikave tė BBC-sė dhe pranisė sė saj tė pėrhershme nė faqen e interneitit bbc.com nė rubrikėn Olympic Dreams ėshtė bėrė tashmė e njohur nė qarqet sportive si nė Britani ashtu edhe nė mbarė botėn.

Binjakėzimi i shkollave tė kampionėve

Por kėtė radhė vetė shkolla e saj nė Pejė, Ali Hadri ishte nė qendėr tė vėmendjes pėr disa ditė nė aktivitetin e binjakėzimit tė shkollave tė kėtyre shpresave tė ardhshme olimpike.

Majlinda nė ambiente shkolle

Virgjinia Crompton e BBC-sė, kordinatore e projektit thotė se ajo qė kanė bėrė ėshtė se i kanė kontaktuar shkollat e kėtyre atletėve dhe nė tė njejtėn kohė kanė shpallur njė konkurs me shkollat kėtu nė Britani pėr t'u binjakėzuar me ato.

"Nisma grumbulloi kėtu nė Muzeumin Britanik tė gjitha kėto shkolla dhe ideja ishte qė ato tė njohin njėra tjetrėn dhe tė fillojnė njė partneritet miqėsie ku do tė shkėmbejnė pėrvojat dhe idetė sa i pėrket arsimit por edhe menyrat se si kalojnė kohėn e lirė nxėnėsit nė kėnde tė ndryshme tė botės" - thotė Virgjinia Crompton e BBC-sė.

Nė organizimin e kėtij aktiviteti ishte i pėrfshirė edhe Andrew Vivien nga Kėshilli Britanik (British Council) i cili thotė se organizata e tij qė promovon marrėdhėnje kulturore dhe partneritete arsimore, artistike, mes Britanise dhe vendeve nga anembanė bota ishte shumė e lumtur qė tė merrte pjesė nė kėtė aktivitet. Ky ishte njė rast fantastik pėr tė frymėzuar dhe motivuar shkollat tona qė tė marrin pjesė nė njė aktivitet tė tille kulturor, tha zoti Vivien.

Mėsuesja e Majlindės, Mehrija dhe shoqja e klasės Miranda

Nė ambientet e bukura tė Muzeumit Britanik secili atlet kishte stendin e vet, pėrfshirė edhe shkollėn Ali Hadri nė Pejė tė Malindės, e cila pėrfaqėsohej nga mėsuesja e saj e anglishtes, Mehrije Kastrati dhe shoqja e Majlindės, Miranda.

Ato tė dyjat shprehėn krenarinė pėr sukseset e Majlindės dhe thanė se jo vetėm shkolla e saj por e gjithė Kosova duhet tė jetė krenare me Majlindėn.

Mėsuesja, Mehrije dhe Miranda, shoqja e Majlindės, pėrballė Muzeumit Britanik

Majlinda Kelmendi nė njė bisedė tė mėhershme me BBC-nė nė anglisht
tha se do tė ishte personi mė i lumtur nė botė nėqoftėse se ajo arrin tė merr pjesė dhe tė fitojė medale nė Lojėrat Olimpike nė Londėr vitin e ardhshėm.

Ajo tha se Kosova ėshtė njė shtet i ri, kėshtu qė do tė jetė njė shans i pėrkryer pėr t'i treguar botės se nė Kosovė janė shumė tė rinj tė cilėt me tė vėrtetė mund tė bėjnė gjėra tė mira.

Majlinda Kelmendi ėshtė pa asnjė dyshim krenaria e Kosovės dhe kjo atlete e vendosur do tė vazhdojė betejėn e saj derisa tė parakalojė nė stadiumin olimpik tė Londrės nė vitin 2012 ku shpreson qė nė duar tė mbajė flamurin e Kosovės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>