BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 27 janar 2011 - 11:46 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Protestat 'nervozojnė' sunduesit arabė
 
Protestat nė Egjipt
Protestat po pėrhapen nė botėn arabe
E pėrditshmja Times ia kushton faqen e saj tė parė tė enjten zhvillimeve nė Egjipt, pas protestave anti-qeveritare tė ditėve tė fundit.

"Egjipti po pėrgatitet pėr protesta tė tjera masive pasi pothuaj 900 persona u arrestuan nė demonstratat mė tė mėdha anti-qeveritare tė vendin nė kohėn moderne," shkruan gazeta e cila shton: "udhėheqėsit nė shtete fqinjė ndoqėn me nervozizėm pėrhapjen e protestave".

Britania dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan gazeta, bėnė thirrje pėr pėrmbajtje, por u dukėn se u rreshtuan nė rradhėn e protestuesve dhe jo tė qeverisė autoritare".

Nėn okelion "Protestat pėrhapen nė botėn arabe", e pėrditshmja Financial Times po nė faqen e parė shkruan se egjiptianėt protestues nuk kėrkonin vetėm fundin e sundimit 30 vjeēar tė Hosni Mubarak-ut, por dhe tė rrėzimit tė personit qė mendohet se ėshtė planifikuar qė ta pasojė atė nė post, i biri, Gamal.

Me pėrhapjen e protestave nė botėn arabe, tė nxitura nga revolta tuniziane, regjimet dinastike tė vendeve tė rajonit me gjasė, do tė jetė viktima kryesore e tyre, shkruan FT.

Guardian shkruan se si nė Tunizi, kundėrshtarėt e Mubarakut kanė pėrdorur rrjete tsociale nė internet pėr organizimin e protestave, edhe pse si thotė gazeta, Facebook-u dhe faqja Twitter janė ndaluar nga autoritetet.

Nė zhvillime tė tjera, Times shkruan pėr zhvillimet nė Itali, pasi prokurorėt nė Milano, sipas saj, kanė kėrkuar autorizim pėr tė bastisur zyrtat e kryellogaritarit personal tė kryeministrit Berlusconi si pjesė e hetimeve rreth akuzave se kryeministri ka paguar pėr tė kryer marrėdhėnie seksuale me njė prostitutė nė moshė tė njomė dhe pėr abuzim tė postit.

Gazeta nėnvizon se sipas ligjit Italian, nėse gjendesh fajtor pėr akuzėn e parė, dėnimi shkon deri nė 3 vjet burg.

Times njofton po ashtu se Nelson Mandela, presidenti i parė me ngjyrė i Afrikės sė Jugut dhe burrė shteti i respektuar nė mbarė botėn, ėshtė shtruar tė mėrkurėn nė spital.

Gazeta shton se gjendja e tij shėndetėsore ka ngjallur shqetėsim dhe ka bėrė qė tė mblidhen pjesėtarėt e familjes. Punonjės tė spitalit ndėrkohė, kanė refuzuar tė komentojnė pėr gjendjen shėndetėsore tė z. Mandela.

Gazetat shkruajnė dhe pėr njoftimin e BBC-sė pėr mbylljen e shėrbimeve nė pesė gjuhė- mes tyre dhe gjuhėt ballkanike, shqip, serbisht e maqedonisht.

Guardian shkruan se qeveria britanike ėshtė akuzuar se ka dėmtuar reputacionin e Britanisė nė botė pas njoftimeve tė Shėrbimit Botėror tė BBC-sė me shkurtimet nė buxhet, ajo do tė humbasė 30 milion dėgjues.

Po nė kėtė temė, e pėrditshmja Independent boton njė artikull me titull: "drojė se Mbretėria e Bashkuar do tė humbasė ndikim pas shkurtimeve drastike nė Shėrbimin Botėror".

Gazeta njofton pėr protestat qė u zhvilluan jashtė ndėrtesės sė Shėrbimit Botėror tė BBC-sė nė Londėr si reagim i njoftimit pėr mbylljen e shėrbimeve nė pesė gjuhėt e sipėrpėrmendura dhe tė humbjes sė 650 vendeve tė punės nga gjithsej 2400 tė punėsuar nė Shėrbimin Botėror nė Londėr.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>