BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martė, 25 janar 2011 - 15:44 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Filmi britanik kryeson listėn pėr Oscar
 
Colin Firth dhe Helena Bonham Carter nė filmin King's Speech
Filmi ka nė qendėr mbretin Xhorxh VI tė cilit i merrej goja
Filmi britanik, The King's Speech (Fjalimi i Mbretit) dominon kandidaturat pėr ēmimet Oscar kėtė vit.

Ai ėshtė propozuar pėr ēmime nė 12 kategori, pėrfshirė edhe atė pėr filmin mė tė mirė dhe aktorin mė tė mirė, Colin Firth.

Firth ėshtė propozuar pėr ēmim pėr rolin e tij si Mbreti Xhorxh VI, tė cilit i merrej goja, ndėrsa aktorja Helena Bonham Carter dhe aktori Geoffrey Rush janė propozuar pėr ēmime pėr aktorėt mė tė mirė dytėsor.

Filmi me kauboj, True Grit, qė ka nė qendėr historinė e njė vajze qė vihet nė gjurmėt e vrasėsve tė babait tė saj, ėshtė propozuar pėr 10 ēmime.

Ndėrsa Social Network, qė dominoi Globet e Arta ėshtė kandidat pėr tetė ēmime Oscar.

Ēeremonia e ndarjes sė ēmimeve tė kinematografisė amerikane zhvillohet nė Los Anxhelos mė 27 shkurt.

Filmi britanik, The King's Speech ka pėrballė konkurentė tė fortė si The Social Network (Rrjeti Social), True Grit, Black Swan (Mjellma e Zezė), The Fighter, (Boksjeri), The Kids Are All Right (Fėmijėt janė mirė) etj.

Nė kategorinė pėr aktorin mė tė mirė, Colin Firth ka pėrballė Jesse Eisenberg, qė luan nė rolin e themeluesit tė Facebook-ut, Mark Zuckenberg, James Franco nga filmi 127 Hours (127 orė), Javier Barden, pėr filmin Biutiful dhe Jeff Bridges pėr filmin True Grit.

Fituesja e Globit tė Artė si aktorja mė e mirė nė filmin Mjellma e Zezė, Natalie Portman, kandidon pėrballė aktoreve Annette Bening, Nicole Kidman, Jennifer Lawrence dhe Michelle Williams.

Kandidaturat pėr ēmimet Oscar u bėn publike nga aktorja Mo'Nique dhe presidenti i Academisė sė ēmimeve Tom Sherak.

 
 
LOKALE
Filmi pėr Facebook-un fiton Globe tė Artė
17 janar 2011 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>