BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martė, 25 janar 2011 - 12:47 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
The Guardian pėr Hashim Thaēin
 
Njė numėr i vjetėr i The Guardian
Zėdhėnėsi i qeverisė sė Kosovės tha se kėto janė akuza te ricikluara sė fundmi nė raportin e Dik Martit
Gazeta The Guardian e Londrės boton sot njė artikull tė gjėrė pėr Kosovėn.

Nė shkrimin e Paul Lewis me titull:" Njė peshk i madh nė krimin e organizuar- vlerėsimi sekret i Nato-s pėr Kryeministrin e Kosovės", gazeta boton edhe njė fotografi tė kryeministrit Hashim Thaēi.

Sipas gazetės, The Guardian Kryeminstri Thaēi ėshtė identifikuar si njė nga "peshqit e mėdhenj" tė krimit tė organizuar nė vendin e tij, sipas raporteve tė shėrbimeve perėndimore tė zbulimit tė siguruar nga The Guardian.

Dokumente tė NATO-s tė klasifikuar "sekrete" tregojne se SHBA dhe fuqitė e tjera perėndimore qė mbeshtesin qeverinė e Kosovės kanė pasur dijeni pėr lidhjet e tij kriminale pėr vite me rradhė, shkruan sot The Guardian.

Ato po ashtu identifikojnė edhe njė politikan tjetėr tė lartė nė pushtet nė Kosovė, qė ka lidhje me mafian shqiptare, duke deklaruar se ai ushtron njė kontroll tė madh tek Thaēi, njė ish udhėheqės gueril.

Me shėnimin "US KFOR ", ato ofrojnė informacione tė detajuara pėr rrjetet e krimit tė organizuar nė Kosovė tė bazuara nė raportime tė informatorėve dhe agjensive perėndimore tė zbulimit, shkruan sot The Guardian.

Ndėr tė tjera nė kėtė shkrim tė gazetės londineze The Guardian, shkruhet se Nato tha nė njė deklaratė dje nė mbrėmje se kishte nisur njė "hetim tė brėndshėm" pėr dokumentet e publikuara, tė cilat janė vlerėsime zbulimi tė prodhuara nė periudhėn rreth vitit 2004, pak pėrpara se tensionet me sėrbėt ēuan nė protesa nė Kosovė.

Nė dokumente, sipas The Guardian pėrmend edhe Xhavit Halitin, njė shef i logjistikės sė UĒK-sė, i cili ėshtė tani njė aleat i ngushtė i Kryeministrit dhe njė deputet i lartė nė partinė nė pushtet PDK.

Haliti pritet tė jetė nė delegacionin zyrtar tė Kosovės nė Strasburg gjatė ditės sė martė dhe ka luajtur njė rol kryesor nė pėrpjekjet pėr tė minuar raportin e Martit nė publik.

Duke e cilėsuar atė si " pusheti pas Hashim Thaēit" njė raport deklaron se Haliti ka lidhje tė forta me mafian shqiptare dhe shėrbrimin sekret tė Kosovės tė njohur si Kshik.

Sipas gazetės The Guardian Haliti nuk ka qėnė i disponueshėm pėr koment.

Megjithatė nė njė intervistė dhėnė Balkan Insight javėn e kaluar ai e ka hedhur poshtė raportin e Martit si "politik" dhe "i projektuar pėr tė diskretituar UĒK."

Duke reaguar ndaj pretendimeve nė raportet sekrete tė Nato-s, nėe zėdhėnės i qeverisė sė Kosovės dje nė mbrėmje tha se kėto janė akuza qė kanė qarkulluar prej mė shumė se njė dekade dhe te ricikluara sė fundmi nė raportin e Dik Martit.

Ato bazohen nė thashetheme dhe tė dhėna tė qėllimshme tė rreme sekrete sėrbe", shkruan sot The Guardian e Londrės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>