BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hėnė, 17 janar 2011 - 14:03 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Filmi pėr Facebook-un fiton Globe tė Artė
 
Al Pacino, Annete Bening, Robert De Niro

Filmi Social Network dhe seriali televiziv Glee ishin fituesit kryesorė nė ceremoninė e ēmimeve Golden Globes (Globe tė Arta) qė u zhvillua nė Beverly Hilton nė Los Anxhelos.

Filmi, qė mbėshtetet nė historinė e krijimit tė faqes Facebook, u cilėsua filmi mė i mirė dhe fitoi disa ēmime, pėrfshirė atė pėr regjinė, skenarin dhe muzikėn.

Seriali televiziv Glee, qė ka nė qendėr njė grup muzikor nė shkollė tė mesme, fitoi nė kategorinė pėr komedinė dhe muzikalin mė tė mirė televiziv, si edhe dy ēmime pėr aktorėt dytėsor.

Siē pritej, aktori britanik Colin Firth u cilėsua si mė i miri pėr njė film dramatik, pėr rolin e tij nė The King's Speech (Fjalimi i Mbretit).

Megjithėse ky film britanik ishte propozuar pėr shtatė Globe tė Artė, ēmimi i dhėnė aktorit Firth ishte i vetmi qė mori.

Nuk qe suprizė as ēmimi i dhėnė aktores Natalie Portman pėr rolin e saj dramatik nė filmin Black Swan (Mjelma e Zezė).

Aktorja, qė pret fėmijėn e saj tė parė, e pėrdori fjalėn e rastit, pėr tė falenderuar prindėrit.

The Kids are All Right (Fėmijėt janė mirė), qė ka nė qendėr historinė e njė ēifti lezbikesh qė bashkohen me babain biologjik tė fėmijėve tė tyre adoleshentė, fitoi njė ēmim nė kategorinė e komedisė apo muzikalit mė tė mirė, si edhe njė ēmim pėr aktoren Annette Bening.

Christian Bale mori ēmimin e parė tė mbrėmjes pėr rolin e tij dytėsor nė filmin The Fighter (Luftėtari).

Johnny Depp qė ishte propozuar pėr dy ēmime nė kategorinė pėr aktorin mė tė mirė tė komedisė, u largua nga mbrėmja me duar bosh, pasi Paul Giamatti u cilėsoi fitues nė filmin Barney's Version.

Toy Story 3 fitoi nė kategorinė e filmit mė tė mirė tė animuar, kurse aktori Al Pacino u nderua pėr rolin e tij si aktivisti pro eutanazisė Jack Kervorkian nė miniserialin You Don't Know Jack.

Veterani tjetėr i Hollivudit, Robert De Niro u prit mjaft ngrohtė kur mori ēmimin e karierės qė iu dorėzua nga aktori Matt Damon.

Megjithatė ishte aktori Michael Douglas, qė u prit me ovacione mė kėmbė, i cili kohėt e fundit ėshtė mjekuar pėr kancerin nė fyt.

Miliarderi Mark Zuckerberg, qė ėshtė subjekti i filimit qė fitoi Globin e Artė, u falenderua nga regjizori i filmit David Fincher dhe skenaristi Aaron Sorkin.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>