BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 14 janar 2011 - 10:43 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Opozita shqiptare ndryshon axhendën
 
Selia e Partisë Socialiste
Kreu i PS-së Rama tha se qëndrimi i socialistëve do të jetë i ashpër
Axhenda e gjithë opozitës ka ndryshuar pas publikimit të videos Meta-Prifti.

Krerët e opozites së Bashkuar kanë vendosur t'i drejtohen qytetarëve për protesta massive deri në largimin e qeverisë.

Në mbledhjen të premten të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste do të vendoset mbi qëndrimin politik të forcës më të madhe të opozitës.

Sipas udhëheqësit të saj Edi Rama do jetë një qëndrim i ashpër.

Ndërkaq kryeministri Sali Berisha thotë se rruga e shantazhit dhe protestave nuk e sjell dot opozitën ne pushtet.

Zëvendëskryeministri, Ilir Meta dhe ish ministri Energjitikës, Dritan Prifti kanë bërë të njohur versionet e tyre krejt të ndryshme për videon që vazhdon të komentohet gjerësisht në opinonin publik.

Reagime për videon

Regjistrimi i bisedës 'për afera korruptive' të zëvendëskryeministrit Ilir Meta ka ndezur debatet në skenën politike në Shqipëri.

Në debate të enjten u përfshi edhe presidenti Bamir Topi.

Ai tha se në këtë rast nevojiteshin 'më pak fjalë dhe më shumë veprim'.

Presidenti Topi ftoi prokurorinë që ta hetojë ngjarjen.

Edhe kryeministri Sali Berisha tha të enjten se duhet të nisin hetimet e organeve të drejtësisë.

“Jemi të vendosur të respektojmë institucionet e pavarura”, tha ai.

Kryeministri Berisha tha se videoja, ku zoti Meta në bashkëbisedim me ish-ministrin Dritan Prifti pretendohen se flasin për afera kurruptive, ishte e trukuar.

Ai e akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, si të përfshirë në këtë histori.

Një ditë më parë, zoti Rama e konsideroi videon si “fytyrë të qeverisë” dhe tha se “shqiptarët presin një reagim të fortë nga koalicioni opozitar”.

Kreu i opozitës tha se edhe kryeministri, edhe zëvendëskryeministri janë bashkë në këto afera.

Të mërkurën, vetëm disa orë pas shfaqjes së videos në njërin prej kanaleve televizive private të Tiranës, zoti Meta hoqi dorë vullnetarisht nga imuniteti i tij si deputet.

Zoti Meta, njëherësh Ministër i Ekonomisë dhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, tha se mori këtë vendim në dobi të transparencës ndaj çdo akuze për korrupsion dhe shkelje të ligjit.

Por, zoti Meta tha se nuk do të jepte dorëheqje nga postet politike dhe shtetërore, duke e cilësuar videon si “përgjim të neveritshëm".

 
 
LOKALE
Presidenti bën thirrje për hetime
13 janar 2011 | Faqja Kryesore
Prokuroria nis hetimet për regjistrimin
12 janar 2011 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>