BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 13 janar 2011 - 16:30 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Vrasjet e pazbardhura tė jugut tė Amerikės
 

 
 
Tubim i Ku Klus Klanit
Policia nė jugun e SHBA-sė ka dhjetėra ēėshtje vrasjesh tė pazgjidhura dhe shumė prej tyre kanė tė bėjnė me Ku Klus Klanin.

Njė prej tyre ėshtė vrasja brutale e Frank Morris, njė pronar dyqani, i cili vdiq pa tre ditesh pasi anėtarė tė Ku Klus Klanit i vunė zjarrin dyqanit tė tij.

Askush nuk ka dalė para drejtėsisė dhe meqė vrasja ndodhi nė 1964 shumė mendonin se kjo gjė nuk do tė zgjidhej.

Njė gazetar nė qytetin Ferriday nė Luizianės mendon se ka mundėsi tė zbulojė rastin.

Vrasja Frank Morris

Stanley Nelson ishte vetėm 9 vjeē kur pronari i njė dyqani kėpucarie u vra brutalisht.

"Ajo qė mbeti nga ndėrtesa u shkatėrrua pas zjarrit dhe ajo qė shihni, ėshtė ajo qė ka mbetur, asgjė nuk ka ndryshuar nė 46 vjet," thotė Stanley Nelson.

Frank Morris njė 51 vjeēar ishte brenda nė dyqan kur ra zjarri.

Mendohet se njė nėndegė mjaft e dhunshme e Ku Klus Klanit tė njohur si Grupi i Dollarit tė Argjentė ishin pas sulmit.

Thashethemet se zoti Morris po flirtonte me njė grua tė bardhė, ėshtė ajo qė shumė besojnė se ēoi nė vrasjen e tij.

"Ai tha, se kur shkoi nė pjesėn e pėrparme tė dyqanit, pa njė burrė qė mbante njė bidon me benzinė dhe njė tjetėr qė kishte armė zjarri. Ai shtoi se personi qė ishte tek dera me armė, nuk e lejoi atė tė dilte", tregon Stanley.

Kjo ėshtė njė njė ngjarje, pėr tė cilėn Stanely Neklson ka mėsuar ēdo detaj.

Ai ėshtė gazetar i Concordia Sentinel dhe ka 4 vjet qė po heton kėtė vrasje tė pazgjidhur.

Nė kėtė qytetet tė vogėl, kjo pėrpjekje e tij nuk ka gjetur shumė pėrkrahje.

"Njė grua njė ditė mė mori nė telefon dhe mė tha: Ēfarė mendon se do tė bėsh? Unė i thashė: Ēdo tė thuash? Ajo shtoi: Ja ēdo javė na sjell kėto ndodhi tė tmerrshme. Ēfarė shpreson se do tė arrish? Unė i thashė: Shpresoj tė gjej se ēfarė i ndodhi Frank Morrisit dhe tė zgjidhė vrasjen e tij.".

Plagė tė vjetra

Nė kafenenė e Nikit nė rrugėn kryesore tė Ferriday shkojmė pėr tė folur me njerėz se si ndjehen ata pėr raste tė tilla qė po rihapen.

Ne folėm me shumė vetė qė nuk donin tė flisnin nė mikrofon, por qė na thanė se ishin tė kėnaqur qė hetimi po vazhdonte.

Nė njė qoshe njė person na tha:" Jam i lumtur qė ai ka vdekur. Jam anėtar i Klanit. Tani m'u hiq sysh."

Lajmi i takimit tonė me dikė qė pretendon se ėshtė anėtar i Klanit nuk habit dy vėllezėrit Wilis dhe Robert Lee qė thonė se drejtėsia ėshtė me shumė vonesė.

"Ky person ishte miku ynė. U vra vetėm se ishte zeza," thotė Robert.

FBI e rihapi ēėshtjen disavjet mė parė, por Stanley Nelson beson se ai ka mundur tė gjejė njė nga vrasėsit, ndėrsa tė tjerėt ai mendon se kanė vdekur.

Zbulimi erdhi kur ai fol me njė nga tė afėrmit e tė dyshuarit.

Pėr arsye ligjore ne nuk mund t'i japim emrin, por personi thotė se ka marrė dėshminė pėr vrasjen.

Deri mė tani FBI ka refuzuar tė komentojė mbi hetimin e Stanley Nelson, por grupe tė gazetarėve dhe tė drejtave tė njeriut nė Amerikė e dinė se koha po kalon.

Shumė prej atyre pėrgjegjės pėr vrasjet kanė vdekur dhe gjetja e atyre qė janė ende gjallė ėshtė shumė e vėshtirė.

Por pėr ata qė ende kujtojnė viktimat, kjo ėshtė kujtesė e dhimbshme mbi atė se si kishin qenė gjėrat dikur.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>