BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 13 janar 2011 - 18:29 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Shtihet me armë mbi protestuesit në Tunizi
 
Trupa ushtarake tuniziane
Qeveria tuniziane mohon lajmin për doreheqjen e Ministrit të Jashtëm
Gjatë orëve të fundit forcat e sigurisë në kryeqytetin e Tunizisë,Tunis, kanë hapur zjarr kundër demostruesve.

Nuk është e qartë nëse dikush është lënduar, por më herët katër vetë janë vrarë në afërsi të kryeqytetit dhe në qytetin verior të Bizertes.

Një korrespondent i BBC në kryeqytet thotë se rrugët e qytetit jane plot tension dhe mbizotëron frika.

Ndërkohë pak më parë një zëdhënës i qeverisë tuniziane ka hedhur poshtë njoftimet se Ministri i Jashtëm, Kamel Morjane, ka dhënë dorëheqjen.

Ai tha se pretendimi ishte i pasaktë.

Lajmi për dorëheqjen e supozuar është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme.

Qeveria tha se kjo faqe është penetruar nhga hakerat e internetit.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>