|
Pėrmbytjet nė Australi
|
|||||||||||||||||||||||
Pamje dhe rrėfime tronditėse nga qyteti i pėrmbytur ne Australi, Brisbane kanė mbushur faqet e para tė gazetave britanike.
E pėrditshmja The Independent tregon fotografi nga ajri tė qindra shtėpive tė pėrmbytura nėn titullin "qyteti i mbytur". Gazeta thotė se dhjetėra janė tė zhdukur, mijėra tė pastrehė ndėrsa pėrmbytjet po shkatėrrojne qytetin Brisbane. Njė e pėrditshmje tjetėr The Guardian ka nė faqe tė parė fotografinė e 13-vjeēarit Jordan Rice qė ėshtė bėrė fytyra publike e gjithė kėsaj katastrofe. Ai vdiq nė Toowoomba pas u kishte thėnė ekipeve tė shpėtimit qė ta lėnė atė dhe shpėtojnė vėllaun e tij tė vogėl 10 vjeēar, Blake. E pėrditshmja The Times thotė se guximi i tij i ka mahnitur gjithė kombin. Disa gazeta komentojnė sot edhe vrasjet e tė shtunės sė kaluar nė SHBA. E pėrditshmja The Indepenedent thotė se ish kandidatja pėr zevendės-presidente republikane nė zgjedhjet e kaluara nė SHBA, Sarah Palin foli pėr herė tė parė dje nė lidhje me tė shtėnat nė Arizonė. Gazeta thotė se video e saj tetė minuta gjatė ishte dicka mes mospėrfilljes dhe mbrojtjes The Daily Mail ja kushton faqen e parė paralajmėrimeve pėr rritjen e ēmimeve tė benzinės gjatė Pashkėve tė ardhshme. Ēmimi i ri supozohet tė arrijė 6,18 sterlia pė njė fuqi. Kjo sipas gazetės bėhet pėr shkak tė rritjes se taksave dhe ēmimeve tė naftės. Edhe Daily Express ėshtė i zemėruar me paralajmėrimin pėr rritje tė ēmimeve tė karburanteve dhe i ka bėrė thirrje ministrave qė tė mendojne mire para se tė vendosin pėr kėtė rritje nė prill. Nga ngjarje tė tjera qeveria britanike sic njofton The Times ka plane pėr tė mbyllur tri burgje nė Angli. Gazeta beson se mbylljet janė njė shenjė tjetėr se Sekretari i Drejtėsisė, Kenneth Clarke do tė sfidojė kundėrshtimet brenda
vetė partisė pėr planet e tij pėr zvogėlimin e numrit tė tė burgosurve nė kėtė vend. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||