|
Njė vit pas tėrmetit Haiti ende vuan nga plagėt
|
|||||||||||||||||||||||
Njė vit pas tėrmetit qė shkaktoi vdekjen e treqindmijė njėrėzve nė Haiti, vendi ėshtė ende duke u perballur me sėmundje, dhunė,
pasiguri, por mė e habitshme nga tė gjithat ėshtė se mungon njė nga gjėrat themelore qė ne kemi harruar t'i vlerėsojmė.
Mė shumė se 800 mijė njerėz jetojnė nė kampe tė pėrkohshme, ndėrsa ende nuk ka filluar rindėrtimi i mirėfilltė i vendbanimeve tė reja. Haitianėt po dėshmohen si shumė stoikė nė kėto tė vėshtira. Jeta nė kampe Katėr gra haitianė qė takojmė nė njė kamp tė kryeqytetit Port-Au-Prince, tingėllojnė tė lumtuara, por fjalėt e kėngės qė ato kėndojnė pikturojnė njė situata tė mjerueshme. Njėra prej tyre thotė se jeta po bėhet ēdo ditė edhe mė e vėshtirė, sespe ato i harxhojnė tė hollat qė kanė shpejt dhe pastaj mbeten pa asgjė. Njėra prej tyre thotė se nuk mund ta dėrgojė vajzėn nė shkollė. Kėto janė ankesa qė i dėgjon shumė shpesh anėembanė Haitit. Elefin Eliasin, njė 26 vjeēare tregon se pėr tė shuar urinė i hedh kripė ujit qė pi. "Ndonjėherė kaloj dy ose tre ditė nė kėtė mėnyrė, s'kam ēfarė tė bėj,kjo ėshtė jeta", thotė ajo Thomas Alachi ka jetuar nė tendė qė kur ndodhi tėrmeti. "E ndjej veten sikur nuk jam pjesė e racės njerėzore. Ne jemi pjesė e njė race tjetėr, njė race qė ju mund ta quani nėn-njeri. Minjtė, kafshė qė ju kurrė nuk i keni parė mė parė, papritmas tė bėhen si miqtė mė tė mirė nė kėtė ekzistencė nėn-njerėzore.", thotė ai. Ku ėshtė rindėrtimi? Problemi mė i madh nė Haiti ėshtė mungesa e vendbanimeve. Shumica e gėrmadhave nga koha e tėrmetit, janė atje ku ka qėnė edhe para njė viti. Mė shumė se 800 mijė vetė ende janė tė pastrehė duke jetuar nėpėr kampe. Ka disa ndėrtime. Lagjia mė e re nė periferinė e kryeqytetit pėrbėhet nga 350 shtėpi prej druri, nė njė copė jo shumė tė madhe tė tokės, afėr njė unaze rrugėsh. Ndėrtimet janė bėrė nga Kryqi i Kuq, kėto janė vendbanime tė pėrkohshme dhe janė shtėpi shumė te vogla. Muret, janė bėrė prej druri dhe janė mjaft tė hollė, ndėrsa dritaret janė tė bėra nga metali, por nuk ka rrjeta pėr mushkonja. Shtėpizat nuk kanė xhama, ndėrsa tavani gjithashtu ėshtė prej metali i hollė. Janė shtėpi shumė tė thjeshta, por pėr njerėz si Sylvain Alain, hyrja nė kėtė shtėpi ėshtė njė pėrparim shumė i madh pėr tė. "Jam shumė krenar, sepse nuk jetoj mė nė tendė. Ka vėnė re nė Haiti tė tjerėt tė shohin si qen, kur ju tregon se ende jeton nė tenda. Tani qė kam njėfarė shtėpie jam shumė i lumtur", thotė ai. Projekti pėr tė cilit ka pėrfituar ai ėshtė shumė i vogėl. Por pėrse ėshtė dashur njė vit qė tė pėrfundojė u pyet Matthew Cochrane nga Kryqi i Kuq.
"Nuk ka asnjė hapėsirė boshe. Hapėsirat e zbrazėta qė kanė ekzistuar mė parė janė mbushur me njerėz pas tėrmetit. Ka qėnė shumė e vėshtirė pėr tė siguruar parcela ku ne mund tė ndėrtojmė strehimore dhe pastaj, kur kemi gjetur kėtė copė tokė ka qėnė pothuajse e pamundur tė kuptosh se kush ėshtė pronari aktual i tokės si dhe pėr tė marrė njėlloj mandati ligjor, njė lloj mbrojtjeje ligjore, pėr njerėzit pėr tė cilėt janė ndėrtuar shtėpitė," sqaron Matthew Cochrane. Jeta vazhdon Ky mund tė jetė njė qytet pėrplot pluhur, mbeturina, qytet me gropa, por ka diēka qė quhet jetė normale kėtu. Tregjet janė aktive. Furgonė shumėngjyrėsh transportojne qytetarėt nėpėr qytet. Njerėzit arrijnė tė mbijetojnė. Njė vit mė parė premtimi ishte pėr tė rindėrtuar Haitin sa mė mirė dhe se mė parė, por pastaj goditėn stuhitė, epidemitė e kolerės dhe mė e rėndėsishmja, ndarja politike dhe zgjedhjet e parregullta. Nigel Fisher, njė zyrtar i lartė i OKB-sė nė Haiti thotė: "Une kam parė ndryshime nė departamente, me tė cilat merremi. Unė kam parė qė kėto departamente po bėhen gjithnjė mė tė fuqishme, por nė pėgjithėsi struktura e vendit ende ėshtė shumė e brishtė. Politikisht tė jem i sinqertė ende nuk e kemi lidershipin e nivelit qė ka nevojė ky vend." Kryeministri i Haitit ėshtė Jean Max Bellerive. Ai pėrgjigjet pyetjes nėse ai i kupton problemet e popullit te vet? "Ju mendoni se nėse unė jetoj nė kėtė shtėpi tė bukur dhe tė madhe nuk jam i ndarė nga realiteti. Unė jetoj sėbashku me tė gjitha problemet. E ndaj fustrimin bashkė me ta. Nuk ka zgjidhje magjike, ndoshta kemi mundur tė bėjmė mė shumė," thotė kryeministri. Nė kampin qė vizituam nė fillim, pranė njė tende dhe e rrethuar nga fėmijėt ėshtė Fila Alfred. Ajo shet zbukurime nė zemre. 60 copė pėr 6 dollarė. "Nuk mund tė zemėrohem shumė, sepse dikush tjetėr e ka kontrollin dhe unė nuk jam personi i vetėm nė kėtė situatė. Tė gjithė pėrballemi me probleme tė njėjta. Nuk na ka mbetur asgjė tjetėr, por t,ė presim me durim," thotė ajo. Duket se Fila Alfred, si vetė Haiti, do tė vazhdojė tė pres edhe pėr njė kohė tė gjatė. |
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||||||||