BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 12 janar 2011 - 14:43 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Tunizia ndryshon qëndrimin ndaj protestave
 
Ben Ali
Presidenti më parë e kishte cilësuar terrorizëm dhunën në vend
Njoftimet nga Tunizia thonë se përplasjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë kanë vazhduar gjatë të mërkurës megjithë serinë e masave të urdhëruara nga presidenti në përpjekje për të ndalur dhunën që vazhdon që prej një muaji.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës tek protestuesit në kryeqytetin Tuniz ku janë dislokuar forcat e ushtrisë.

Presidenti Ben Ali shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe dha urdhër për lirimin e personave që u arrestuan gjatë protestave.

Një komision i ngritur do të hetojë korrupsionin.

Këto masa u njoftuan pas protestave në vend për papunësinë dhe varfërinë e përhapur në kryeqytetin Tuniz.

Zhvillimi përbën edhe një ndryshim dramatik nga qëndrimi i dy ditëve më parë, kur presidenti e cilësoi dhunën terrorizëm dhe fajësoi banda të frymëzuara nga jashtë.

Zyrtarët thonë se 23 vetë kanë humbur jetën gjatë trazirave të fundit, por burime të tjerë thonë se numri i viktimave është të paktën 50.

Ushtria në rrugë

Ushtarët janë dislokuar në rrugët e kryeqytetit tunizian, pasi protestat e dhunshme u zhvendosën për herë të parë edhe atje.

Një grevë dhe një demonstratë e madhe u njoftua edhe në qendrën në qytetit Kasrine.

Dëshmitarët në Tuniz kanë parë disa makina të ushtrisë të parkuara jashtë ndërtesës së televizionit shtetëror, ambasadave të huaja dhe ndërtesave të tjera të rëndësishme.

Ushtarët kanë patrulluar me helmeta dhe jelekë anti-plumb.

Këto masa u morën pas demonstratës së parë gjatë demonstratës së parë në kryeqytet.

Policia qëlloi në ajër për të shpërndarë një turmë që godiste me gurë ndaj saj dhe bastiste një ndërtesë në periferi.

Në qytetin Kasrin, që ishte edhe epiqendra e trazirave, dhe ku u deklarua grevë, një dëshmitar tha se mijëra njerëz kishin dalë në rrugë dhe kishin hedhur sllogane ku kërkohej dorëheqja e presidentit Ben Ali.

Një dëshmitar tjetër tha se policia ishte larguar duke lënë ushtrinë që të ruante ndërtesat kryesore.

Një tjetër grevë është planifikuar në Tuniz ditën e premte.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>