BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martė, 11 janar 2011 - 15:05 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Ngacmimet kibernetike rrezik pėr fėmijėt
 

 
 
Tė rinj nė kafe internet
Kur fėmijėt i dėrgojnė njėri-tjetrit mesazhe pėrmes internetit, ose nė telefonat e tyre, nė pėrpjekje pėr tė ngacmuar, turpėruar dhe kėrcėnuar njėri-tjetrin, kjo gjė njihet si cyber bullying (ngacmime kibernetike).

Nė njė studim tė fundit amerikan, njė ndėr pesė tė rinj (kjo gjė ėshtė vlefshme edhe nė Britani) e kanė provuar njė gjė tė tillė.

Nė disa raste ekstreme ngacmime tė tilla kanė ēuar edhe nė vetėvrasje.

Historia e Georgias

Disa vjet me parė kur Georgia ishte 12 vjeē, ndarja me njė grup shokėsh ēoi nė njė fushatė tė dhimbshme mesazhesh kundėr saj tė dėrguara me telefon edhe pėrmes internetit.

"Kur kthehesha nga shkolla dhe kontrolloja mesazhet, atje gjeja 3-10 mesazhe nė ditė ku thuhej se mė kishin inat. Nė shkollė nuk ndihesha e sigurt, por mesazhet mė bėnin tė mos ndihesha mirė as nė shtėpinė time," tregon Georgia.

"Fillimisht i fshija mesazhet. I lexoja njėherė, pasi mund tė kishte diēka tjetėr. Unė doja ta dija se ēfarė thonin pėr mua. Nuk doja ta dėgjoja nga tė tjerėt," tregon vajza.

Njė i ri tjetėr qė ka provuar ngacmime tė tilla kibernetike ėshtė edhe djali trembėdhjetėvjeēar i Sally Cope.

"Kur flas me rinjt i pyes pėrse nuk e fikin kompjuterin? Por ėshtė njė farė impulsi i frikshėm qė i shtynė tė marrin vesh se ēfarė thonė tė tjerėt pėr ta".

"Kur unė kam qėnė nė shkollė ngacmimet bėheshin nė oborrin e shkollės, ose rrugės pėr nė shtėpi, por tani kėto ngacmime ndodhin nė shtėpinė tėnde, qė nė fakt duhet tė jetė njė vend i sigurt, e qė nuk ėshtė", thotė Sally Cope.

Georgia thotė se tek mesazhet problemi qėndron nė faktin qė ato perceptohen nė mėnyrė tjetėr, pasi nuk ka zė, nuk ka tonalitet.

Megjithatė Georgias i pėlqen mesazhet e shpejta, atje nuk ka kufizime, shton ajo.

Sonia, 18 vjeēare i ka pėrdorur faqet sociale nė internet qė kur ishte 13 vjeē dhe ajo i shikon kėshtu ngacmimet kibernetike:

"Ata thonė gjėra, por nė shkollė sy mė sy nuk thonė asgjė, ata mendojnė se bėhen tė kėqinj tė fshehur pas kompjuterave."

Kėshillim pėr t'u mbrojtur

Jim Gamble, drejton njėsinė britanike qė lufton shfrytėzimin e fėmijėve pėrmes internetit.

Ai pėrpiqet qė t'i edukojė tė rinjt qė tė jenė mė tė pėrgjegjshėm lidhur me atė qė thonė dhe bėjnė nė internet.

"Nėse njerėzit besojnė se ka pasoja pėr sjelljen e tyre, atėherė ka mė pak gjasa qė ata tė pėrfshihen nė kėtė", thotė ai.

"Nė realitet fėmijėt hyjnė nė internet nė moshė tė re, por disa faqe interneti sociale thonė se kushtet e pranimit e bėjnė tė qartė qė duhet tė jesh tė paktėn 13 vjeē. Ju e dini fėmijėt thonė qė janė 13, por mund tė jenė 12 apo 11 vjeē dhe na duhet ta njohim kėtė realitet", thotė zoti Gamble.

Lily Rowland qė ėshtė 12 vjeē thotė se dikush kishte hyrė nė postėn e saj elektronike dhe i kishte dėrguar tė tjerėve mesazhe tė kėqija, gjė qė bėri qė tė dukej sikur ajo i kishte dėrguar mesazhet.

"Mesazhet ishin tė pahijshme si pėr shembull "le nam gjatė orės sė mėsimit". Tė gjithė i bėjnė kėto gjėra dhe i quajnė dhunim tė Facebook-ut", tregon Lily.

Hyrja nė profilet private tė tė tjerėve nė faqet sociale nė internet, pėr tė dėrguar mesazhe, apo thjesht pėr tė shkruar pėr veten, mund tė ēojnė nė keqkuptime serioze.

Por Sonja 18 vjeēare qė ka mbi 600 miq nė Facebook, thotė se e ka parė tė ndodhė shpesh si shaka.

"Diēka qė mund tė shkruhet nga tė tjerėt nė statusin tėnd ėshtė "jam homoseksual. Njė mesazh nė Halloween ishte "I kam qejf burrat qė veshin kostum tė Halloween-it. Budallėqe tė tilla, i shoh gjithmonė", thotė ajo.

Ngacmimet kibernetike pėr Georgian vazhduan, derisa njė ditė gjatė njė ore mėsimi, ajo shkoi nė banjė nė pėrpjekje pėr t'i dhėnė fund gjithēkaja.

"Unė mendova se nėse nuk isha kėtu, tė gjithė do tė ishin tė lumtur", tregon ajo.

Djali i Sally Cope, si Georgia, u pėrpoq tė vetėvritej dhe tragjikisht ia arriti.

Askush nuk u gjykua pėr rastin e tij, por Jim Gamble mendon se ligji duhet tė veprojė edhe mbi ata qė kryejnė ngacmime kibernetike.

"Nuk kemi nevojė pėr njė ligj tė ri," thotė ai, "kemi nevojė pėr mendėsi tė reja."

"Duhen identifikuar ēėshtjet e duhura dhe ato tė gjykohen. Ėshtė ēėshtje e ndjeshme, sepse njė gjė e veēantė qė arrihet, pėrveē tė tjerave, ėshtė fakti qė krijon parandalim," thotė zyrtari britanik pėr luftėn kundėr shfrytėzimit tė fėmijėve nė internet.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>